Në opinionin sportiv vlonjat sa herë ndodh që të ulen në “sofrën e bisedave” për kontributin e trajnerëve , askujt nuk i shpëton të veçojë emrin e Leonidha Çurit. Dhe kjo ndodh kështu, sepse në kornizën e pesë viteve që Leonidha Çuri drejtoj ‘Flamurtarin’, kjo skuadër arriti të ngrihej në nivelet e futbollit evropian. Por kësaj figure sportive, po t’i shtosh edhe karrierën e tij si futbollist me ‘Shkëndinë’ e Tiranës dhe ‘Flamurtarin’, figura e tij merr përmasat e duhura që duhet respektuar e vlerësuar.
Rinia sportive e Leonidha Çurit
Të gjithë në Vlorë e mbajnë mend mirë ish- fushën sportive, diku tek kisha katolike, në hyrje të lagjes Varosh. Atje do hidhte hapat e parë në lojën e futbollit Leonidha Çuri, sëbashku me të vëllain e vet Spiron dhe shokët e tij të ngushtë, Agron Sulon dhe Albert Picin. Me orë të tëra do qëndronte tek kjo fushë e lagjes ky djalosh që pak kush e mendonte se në të ardhmen do formohej si një futbollist e trajner cilësor. Edhe pse ka qëndruar shumë pak kohë tek ekipi i të rinjve të ‘Flamurtarit’ në janar të vitit 1968, ai së bashku me Agron Sulon dhe Lavdosh Malaj do konkurojnë të jenë pjesë e Shkollës të Mjeshtërisë Sportive “Vojo Kushi”. Fati e kërkoi që të tre vlonjatët të fitojnë të drejtën për të qenë pjesë e grupit të parë të kësaj shkolle sportive. Plotë tetë vjet, Leonidha u trajnua si futbollist dhe specialist futbolli tek kjo findanishte e futbollit shqiptar. Nga ekipi të rinjëve të ‘Shkëndisë’ Tiranës, tek ekipi parë ku së bashku me Arjan Hoxhën, Petrit Gjonin, Milto Gurmën, Lavosh Malaj, Barjam Hushin, Agim Bulkun, Vasillaq Zërin, Muç Fagun, Agron Sulon e tjerë, do shkruanin historinë më të bukur të kësaj skuadre të re në futbollin shqiptar . Djelmoshat e rinj të ILKF “Vojo Kushi” të drejtuar nga trajnerët Zyber Konçi e Shyqyri Rreli, pasi do të dilnin disa herë kampion për të rinj, do të fitonin titullin kampion të kategorisë dytë duke u bërë pjesë e skuadrave të elitës të futbollit shqiptar. Përballjen me shumë dinjitet të “Shkëndisë” të atyre viteve me skuadrat më të mira të vendit të viteve 1970 -1975, si ‘Partizani’, ‘Dinamo’ , ‘17 Nëndori’ e ‘Vllaznia’ konfirmuan shpejt rritjen e cilësitë e këtyre djemve. Në vitin 1972, ‘Shkëndia’ do të marrë pjesë në Kupën Ballkanike, ku dhe Leonidha Çuri, si pjesë saj në rolin e mbrojtësit, por dhe si mesfushor do të kontribuojë fort për këtë skuadër. Kur është vetëm 20 vjeç, ai është dhe pjesë e skuadrës kombëtare te ‘U-21’ të Shqipërisë, ku veçohet ndeshja e 13 Nëndorit 1971, e zhvilluar në Vlorë, përballë Turqisë. Pas disa viteve plot sukses tek ‘Shkëndia’, në 1976 Leonidha Çuri do kthehet në Vlorë tek ‘Flamurtari’, ku së bashku me Uran Xhafën, Endmond Licaj, Shemsi Zilen, Vasil Bifshen, dhe me rinjtë Kreshik Çipi, Petro Rucin, Vasil Rucin, Pano Xhahon, e të tjerë, do bëjnë më mirën e vlerave të tyre. Në vitin 1979, drejtimin e ‘Flamurtarit’ do e merrte shoku tij Agron Sulo.
Vetë Leonidha , i njohur në opinionin sportiv me nofkën “dinakja”, do ishte një mbështje fortë për trajnerin 27 -vjeçar Agron Sulo, duke projektuar të dy ‘Flamurtarin’ e së ardhmes. Deri në vitin 1982, Leonidha do luaj futboll me skuadrën dhe në moshën 31- vjeçare do t’i përkushtohet detyrës të trajnerit në klasat sportive dhe ekipet e moshave të ‘Flamurtarit’. Një e veçantë e karrierës tij si futbollist qëndron në faktin se në vitet 1979-1981, për dy sezone ai luajti tek ‘Flamurtari’ së bashku me të vëllain e vet sulmuesin Spiro Çuri. Një rast ky që është përsitur shumë rrallë në historinë e skuadrës të ‘Flamurtarit’ .
Trajneri më i sukseshëm i ‘Flamurtarit’
Kur bënë bilancin e trajnerëve që kanë drejtuar ‘Flamurtarin’ në historinë e tij 96- vjeçare pa asnjë më të voglin dyshim që Leonidha Çuri është nga më suksesshmit. Ai e mori drejtimin e skuadrës në fillim të vitit 1983 pasi Agron Sulo shkoi për specializim jashtë vendit. Në atë kohë Leonidha ishte vetem 32- vjeç dhe pjesën më të madhe të futbollistëve i kishte pasur shokë të skuadrës. Gjithsesi, trajneri Çuri ndihej mire, sepse duke marrë si ndihmës të tij Skënder Elmazin, një specialist që shumë nga futbollistët vlonjatë i kishte rritur vetë tek ekipi të rinjëve, mundësoi një skuadër me dëshirë tek suksesi. Edhe pse fundi atij sezoni e klasifikoi ‘Flamurtarin’ në vendin e katërt, trajneri Leonidha Çuri kishte bindjen se skuadra me elementet që kishte do rritjet shpejt. Me Birçen, Arapin, P.Rucin, Tahon, Çipin, Lushaj, Iljadhin, Ferkon, Ziajin, Gjondedën, V.Rucin, Bubeqin, Kushtën, por dhe më të rinjtë si Memushi, Ziu, Muça, Lalucin, Shabani, e Daullja, ky ‘Flamurtar’, hyri në rivalitet të fortë me ‘Partizanin’, ‘Dinamon’ , ‘17 Nëndorin’ e ‘Vllazninë’, në garën për të fituar trofe. Finalist Kupe dhe kaniditat për të fituar titullin kampion. Ky ishte ‘Flamurtari’ i trajnerit Leonidha Çurri. Por trofeu i parë për ‘Flamurtarin’ do vijë më 8 shkurt 1985, në finale e Kupës përballë ‘Partizanit’ ku golat e shënuar nga V.Ruci e Bubeqi nënshkruan suksesin e vlonjatëve me rezultatin 2-1. Vlorë atë mbrëmje të ftohët shkurti ka festuar gjatë suksesin e parë me trofe të skuadrës tyre . Por në kornizën e viteve të mëtjeshme ‘Flamurtari’ drejtuar nga Leonidha Çuri krahas paraqitjes të mirë në kampionat duke prezantuar një shkollë futbolli më vete, një performacë të jashtëzakonshme do bëjë në pjesmarrjen në Kupat e Evropës. Në vjeshtën e 1985, ‘Flamurtari’ në turin e parë të Kupës Kupave ka përball ‘HJ.K Helsinkin’ . Humbet të dyja ndeshjet 3-2 dhe 1-2 , por fitoi përvojën ku pas një viti, në turin e parë të Kupës UEFA do ketë përballë Barcelonën . 0-0 në “Kamp-Noë” dhe 1-1 në Vlorë në ndeshje dramatike duke i dhënë një leksion të mirë skuadrës të trajnerit Vijenebëlls. Ky ishte ‘Flamurtari’ i mësuar të luaj futbollin e tij nga trajneri Leonidha Çuri. Por një vit më vonë, në 1987, ‘Flamurtari’ do të trodiste fortë Evropën me paraqitjen e tij në Kupën UEFA. Duke shkuar deri tek turi tretë. Në ndeshjen e turit parë ‘Flamurtari’-‘Patrizan’ i Beogradit, 2-0 në Vlorë dhe 2-1 në Beograd me atë gol historik të shënuar nga Kushta. Sa shumë kujtime ka nga ajo ndeshje trajneri Leonidha Çuri ? ‘Flamurtari’ në turin e dytë . Suksesi ishte i skuadrës dhe stafit drejtues, por kënaqësia do ishte dhuratë më e bukur për opinionin sportiv shqiptar. Në turin e dytë ‘Flamurtari’ eleminioi dhe skuadrën gjermano-lindore ‘Vismut-Aue’ me rezultatet 1—0 në Aue dhe përmbysjen në Vlorë 2-0. Trajneri Çuri dhe tërë Shqipëria për këto suksese ishte në delir të plotë. Në turin e tretë përsëri përballë Barclonës të madhe. Humbje 4-1 në Barcelonë dhe fitore 1-0 në Vlorë. Këtu ndalet ‘Flamurtari’ duke shkuajtur më së miri historinë tij evropiane nën drejtimin e trajnerit Leonidha Çuri. Trajneri spanjoll Aragones do shprehej qartë: “Flamurtari është skuadër burrërore. Luan futboll të bukur dhe shumë rezultativ.
Të gjithë futbollistët e kësaj skuadre kanë cilësi të veçantë, por më shumë se çdo kusht tjetër ka pjesën e tij të suksesit trajneri Çuri”. Mjafton kaq për të kuptuar se trajneri Leonidha Çuri me këtë ‘Flamurtar’ kishte shkuar bukur historinë”. Por vetëm kaq, sepse pak muaj më vonë në 1988, në mënyrën më misterioze do largohet nga ‘Flamurtari’ tij i dashur duke lënë pas ekipin finalist të Kupës dhe në vendin e dytë në klasifikim. Shpejt kalon si ndihmës trajner i ekipit tonë kombëtëar së bashku me Agron Sulon. Në sezonin 1989-1990 trajneri njohur vlonjat drejton ish ‘Traktorin’ e Lushnjës dhe pas vitit 1990, punon për dy vite si asisent trajner tek skuadra greke ‘Levadiakos’ Për një sezon 2001 -2002 drejton përfaqësusen greke. Rikthehet në Vlorë tek ‘Flamurtari’ në sezonin 1996-1997 duke e lënë kampionatin në gjysëm të udhës por kryesues, për shkak të ngjarjeve të atij viti të mbrapshtë. Për disa vite, deri në moshën 60- vjeçare kontribuon në ngritjen e minifutbollit shqiptar me dëshirën për të dhënë më të mirën e vlerave të tij.
Figura e një trajneri të pavlerësuar
Edhe pse Leonidha Çuri është një futbollist dhe trajner me karrierë të pasur dhe rezultate të mira, ai nuk është vlerësuar si duhet nga ata që e kanë për detyrë një gjë të tillë. Vetëm titullin “Mjeshtër Sporti” është shumë pak për këtë futbollist që i përkushtoi vitet e rinisë tij futbollit. Por për më tepër si trajnerë Leonidha Çuri ka vlera të pakundërshtushme, jo vetëm se në drejtimin e tij ‘Flamurtari’ arriti të fitojë trofeun e parë Kupën e Shqipërisë në 1985 , por për paraqitjen që bëri skuadra që ai drejtoi për pesë në vjet në Kupat e Evropës. Gjithsesi, Leonidha Çurin e kanë vlerësuar më mirë se kushdo opinioni sportiv që dhe sot e nderon dhe respekton si trajnerin e ‘Flamurtarit’ Evropian.