“Mimosa Cup” mbyllet mes medaljeve dhe rekordeve

594
Sigal

35 rekorde të vendosura nga notarët shqiptarë në turneun ndërkombëtar në Malin e Zi

Turneu i 19-të ndërkombëtar i notit në Malin e Zi “Mimosa Cup”, të zhvilluar në datat 15-16 shkurt në pishinat 25-metërshe të Qendrës Mesdhetare të Shëndetit dhuroi jo pak, por 35 rekorde kombëtare në stile dhe grupmosha të ndryshme, ku spikat ai i Patricia Canit të Partizanit për të rritura në garën 100m bretkosë me kohën 01.18.11. Në turneun ndërkombëtar morën pjesë dhjetë klube nga Shqipëria, përkatësisht Tirana, Nobis, Partizani, Te Stela, Teuta, Teuta Svvimming, Tirana Delfina Sport, Tradita Club Tirana, Jon Vlorë dhe Vvilson. Klubet e tjera ishin nga Prishtina, Austria, Rusia, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Serbia, Bosnjë Hercegovina dhe vendi organizator. Sportistët më të mirë të aktivitetit, të cilët arritën të pikët më të larta FINA ishin Klavio Meça, i ekipit të “Te Stela”, i cili grumbulloi 632 pikë FINA në garën 400m stil i lirë; Klea Konoplevia e “Teuta Svvimming” me 540 pikë FINA në garën 400m stil i lirë. Sportistët më të mirë për Kategorinë B (femra, vtl. 2001 e më të vogla/ meshkuj vtl. 1999 e më të vegjël) ishin Ledia Allaraj (2003) e Partizanit me 356 pikë në garën 50m flutur dhe Binald Mahmuti (1999) i “Tirana Svvimming” me 513 pikë, në garën 400 m stil i lirë. Me shumë rekorde u vendosën në moshat e vogla, ato të kategorisë 9-10 vjeç, ku spikasin pesë rekorde e vendosura nga Ledia Allaraj e Partizanit dhe Laert Selimit të Tiranës, me kater rekorde, si dhe tre rekordet Sonia Kapedanit të Teuta Svvimming. Pesë rekorde vendosi Diano Basho e Tiranës në kategorinë 13-14 vjeç. Franc Aleksi vendosi katër rekorde kombëtare në kategorinë 15-16 vjeç, ndërkohë që në kategorinë 17-18 vjeç, rekord vendosi Klavio Meça i Te Stelës në 400m stil të lirë, me kohën e re 04.07.95, si dhe Endi Këlliçi i Tiranës në 200m bretkosë me kohën 02.33.99.

KLASIFIKIMI I PËRGJITHSHEM EKIPOR

1. Tirana 109 pikë

(28 notarë, 109 pikë gjithsej. 20 meshkuj/109 pikë; 8 femra/8 pikë)

2. TEUTA SËIMMING 50 pikë

(8 notarë, 50 pikë gjithsej. 6 meshkuj/39 pikë; 2 femra/11 pikë)

3. PARTIZANI 41 pikë

(10 notarë, 41 pikë gjithsej. 7 meshkuj/22 pikë; 3 femra/19 pikë)

4. Te Stela 33 pikë

(41 notarë, 33 pikë gjithsej. 21 meshkuj/33 pikë; 20 femra/0 pikë)

5. NOBIS SËIMMING 27 pikë

(9 notarë, 27 pikë gjithsej. 6 meshkuj/27 pikë; 3 femra/0 pikë)

6. TRADITA 1 pikë

(2 notarë, 1 pikë gjithsej. 1 meshkuj/1 pikë; 1 femra/0 pikë)

7. TEUTA DURRËS 0 pikë

(5 notarë, 0 pikë gjithsej. 3 meshkuj/0 pikë; 2 femra/0 pikë)

8. ËILSON 0 pikë

(3 notarë, 0 pikë gjithsej. 3 femra/0 pikë)

9. JON VLORE 0 pikë

(3 notarë, 0 pikë gjithsej. 4 meshkuj/0 pikë)

Shënim: Ky klasifikim është marre nga faqja në internet e vendit organizator

SPORTISTET MË TË MIRË

MESHKUJ

Klavio Meça (1996), me  631 pikë FINA në garën 400m stil i lirë, (Te Stela)

FEMRA

Klea Konoplevia (1999), me 540 pikë FINA në garën 400m stil i lirë, (Teuta Sëimming)

KATEGORIA  B

FEMRA

Ledia Allaraj (2003),  me 356 pikë FINA në garën 50m flutur (Partizani)

MESHKUJ

BINALD MAHMUTI (1999), me 513 pikë FINA në garën 400m stil i lirë (Tirana)

REKORDET E VENDOSURA (PISHINË 25M)

FEMRA

KATEGORIA TË  RRITURA

Patricia Cani (Partizani) 100m bretkose  01.18.11

KATEGORIA 13-14  VJEÇ

Diana Basho (Tirana) 200m stil i lirë 02.22.71

Diana Basho (Tirana) 400m stil i lirë 05.58.69

Diana Basho (Tirana) 100m stil  flutur 01.12.98

Diana Basho (Tirana) 200m stil  flutur 02.41.56

Diana Basho (Tirana) 200m stil miks 02.42.58

Klea Konoplevia (Teuta Sëimming) 200m stil shpine 02.31.83

KATEGORIA 9-10 VJEÇ

Ledia Allaraj (Partizani) 50m stil i lirë 00.32.23

Ledia Allaraj (Partizani) 100m stil i lirë 01.16.32

Ledia Allaraj (Partizani) 50m stil shpinë 00.37.99

Ledia Allaraj (Partizani) 50m stil flutur 00.34.39

Ledia Allaraj (Partizani) 100m stil flutur 01.20.59

Sonja Kapedani (Teuta Sëimming) 50m bretkose 00.43.80

Sonja Kapedani (Teuta Sëimming) 100m bretkose 01.34.29

Sonja Kapedani (Teuta Sëimming) 100m miks 01.30.52

MESHKUJ

KATEGORIA  17 -18 vjeÇ

Klavio Meça (Te Stela) 400m stil i lirë 04.07.95

Endi Këlliçi (Tirana) 200m bretkosë 02.33.99

KATEGORIA  15-16  VJEÇ

Franc Aleksi – 1998- 200m stil i lirë  koha 02.01.35  ekipi

Franc Aleksi – 1998- 400m stil i lirë  koha 04.17.50

Franc Aleksi – 1998- 50m stil flutur  koha 02.28.12

Franc Aleksi – 1998- 200m stil IM  koha 02.19.80

KATEGORIA  13-14  VJEÇ

Binald Mahmuti (Tirana) 200m stil i lirë 02.08.92

Binald Mahmuti (Tirana) 400m stil i lirë 04.25.63

Binald Mahmuti (Tirana) 200m stil miks 02.25.97

Aleksandër Ngresi (Teuta Svvimming) 100m stil shpinë 01.09.59

KATEGORIA  11-12 VJEÇ

Kledi Kadiu (Teuta Svvimming) 50m stil shpinë 00.37.81

KATEGORIA  9-10 VJEÇ

Laert Selimi (Tirana) 200m stil i lirë 03.03.73

Laert Selimi (Tirana) 400m stil i lirë 06.18.94

Laert Selimi (Tirana) 200m stil flutur 03.54.22

Laert Selimi (2004) 200m stil miks 03.26.23

Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e para të një të tetave. Spikasin Siti-Barça dhe Arsenal-Bajern

 Rikthehet magjia e Ligës së Kampioneve

Sot rikthehet magjia e Ligës së Kampioneve, kompeticioni më i mirë botëror në nivel klubesh. 16 skuadra janë në garë për dy vendet që të çojnë në finalen e Lisbonës (24 maj). Në përballjen e një të tetave janë këto çifte: Mançester Siti-Barcelona, Arsenal-Bajern (të cilat luajnë sot); Bajer Lervekuzen-PSG, Milan-Atletiko Madrid (luajnë nesër). Javën e ardhshme do të luajnë çiftet Olimpiakos-Mançester Junaitid dhe Gallatasaraj-Çelsi (të martën, më 25 shkurt), si dhe Zenit-Borusia Dortmund dhe Shalke 04-Real Madrid (të mërkurën, më 26 shkurt).

 MANÇESTER SITI-BARCELONA

Ndoshta çifti më intrigues i një të tetave. Barça, lideri i kampionatit spanjoll, do të përballet me Sitin, vendi i tretë në Premier Ligë, por me një ndeshje më pak se Çelsi dhe Arsenali. Katalanasit kanë rikuperuar Mesin më të mirë, i cili do të ketë përballë një nga “qytetarët”, cili mund të jetë “Kun” Aguero, argjentinasi që luan për Mançesterin.

 ARSENAL-BAYERN

Është një nga “pjatat më oreksndjellëse” të kësaj faze të Ligës së Kampioneve. Arsenali mbetet gjithmonë një ekip tërheqës, i besueshëm dhe i denjë për të fituar titullin, por ka përballë pikërisht kampionin aktual të Europës, Bajerni e Munihut. Gjermanët, tashmë nën drejtimin e Pep Guardiolës, synojnë të bëhen ekipi i parë që mbron titullin.

 BAJER LEVERKUZEN-PSG

Një provë e re për milionerët e klubit parisien, një nga skuadrat me potencial të madh sportiv, por dhe financiar. Do të përballen ndaj njëri-tjetrit, lideri i kampionatit francez me vendin e dytë të Bundesligës gjermane, edhe pse Bajer Leverkuzeni ndodhet në një distancë të madhe nga Bajerni i Pep Guardiolës. PSG-ja konsiderohet si ekipi favorit.

MILAN-ATLETIKO MADRID

Një nga tre bashkëkryesuesit e La Ligas spanjolle do të vizitojë “San Siron”, për t’u përballur me shtatë herë kampionin e Europës. Milanin nuk ndodhet në pozicion të mirë në kampionatin italian. Efektivi i Sederofit e shikon Ligën e Kampioneve si një mundësi për të shpëtuar sezonin. Por, Atletiko nuk është ajo që u pa në gjysmëfianale e Kupës së Spanjës.

 OLIMPIAKOS-MANÇESTER JUNAITID

Në letër, duket se është një nga përballjet me të ç’ekuilibruara. Megjithatë, Junatid ndodhet në momentin më të keq në kampionatin anglez, ashtu si Milani në Itali. “Nxënësit” e Dejvid Mojes besojnë se do ta përballojnë furinë e grekëve të Olimpikaosit, duke besuar se do t’i mbyllin llogaritë në ndeshjen e kthimit në “Old Traford”.

 GALLATASARAJ-ÇELSI

Zhoze Murinjo e njeh kundërshtarin turk, pasi është përballur sezonin e kaluar kur ai ishte në krye të Realit të Madridit. Çelsi i tij është eliminuar nga Kupa e Anglisë, por është duke bërë një sezon mjaft të mirë në Premier Ligë. Në Europë ka bërë një sezon plot dritë e hije, por beson se nuk do të vuajë shumë ndaj lojtarëve si Drogba, Shnajder me shokë, të cilët eliminuan Juventusin në fazën e grupeve.

 ZENIT-BORUSIA DORTMUND

Në fakt, janë disa ngjashmëri midis kësaj Borusie në Europë dhe asaj të sezonit të kaluar. Dëmtimet dhe loja e Bajernit për blerjen e disa lojtarëve më të mirë e kanë zbërthyer projektin e mrekullueshëm të Jurgen Klopit, që më shumë i gëzohet faktit se do të luajë në një ambient impresionues si stadiumi “Signal Iduna Park”. Skuadra ruse nuk është të formatin e Dortmundit, por surprizat nuk mungojnë.

 SHALKE-REAL MADRID

Reali i Madridit është favotit, por mbi madrilenët rëndojnë statistikat e transfertave europiane në Gjermani, ku ka arritur të fitojë vetëm një nga 25 ndeshjet. Ekipi nga Gelzenkirshen ka arritur të rikuperojë Klas Jan Huntelar, sulmuesi kryesor, për më tepër një ish-lojtar i Realit të Madridit, me të cilin luajti në vitin 2009. Gjithsesi, spanjollët besojnë shumë te Kristiano Ronaldo, autori i 9 golave në shtatë ndeshje.

LIGA E KAMPIONEVE

NDESHJET E 1/8

Sot, 18.02,2014

20:45 Mançester Siti-Barcelona

20:45 Bajer Leverkuzen-PSG

Nesër, 19.02.2014

20:45 Milan-Atletiko Madrid

20:45 Arsenal-Bajern Munih

Të martën, 25.02,2014

18:00 Zenit-Borusia Dortmund

20:45 Olimpiakos-Mançester Jun.

Të mërkurën, 26.02.2014

20:45 Gallatasaraj-Çelsi

20:45 Shalke-Real Madrid

 Mediat italiane i bëjnë jehonë paraqitjeve të gardianit shqiptar. Marketi drejt largimit

  Berisha, pritje dhe duartrokitje Lacio ka portierin e së ardhmes

 Dy pritje prej një portieri race të Etrit Berishës, spektakolar dhe vendimtar në gjuajtjet e Bergesios dhe Lodit, nuk i mjaftuan Lacios të shmangte humbjen e rëndë ndaj Katanias, që shënoi tri herë në portën e shqiptarit. “Sulmi më anemik i kampionatit u tregua i papërmbajtshëm ndaj Lacios edhe pse Berisha u tregua në lartësinë e duhur”, shkruan gazeta italiane “Il Mesaggerro”. “I riu shqiptar i lindur në vitin 1989 siguroi ndeshjen e nëntë si titullar duke konfirmuar se është një element i besueshëm. Kur humbet 3-1 dhe më i miri në fushë është portieri lindin disa pyetje: dhe (trajneri) Reja do të bënte mirë ta ndiqte këtë koncept”, – thekson gazeta.

NJË SIGURI

I mbërritur midis skepticizmit të përgjithshëm, dhe jo shumë i mirëpritur për shkak të disa deklaratave në media, Berisha, i tregoi vlerat e tij në fushë, duke hequr çdo dyshim rreth besueshmërisë dhe personalitetit të tij. “Me këmbët duhet të përmirësohet akoma dhe të përmirësohet, për të ndjerë më shumë siguri, por midis shtyllave është dukshëm një prej portierëve më të mirë të kampionatit”. Pas debutimit si titullar në “Olimpiko” kundër Interit për shkak të një problem muskulor të Marketit të gjithë prisnin rikthimin e numrit 1. Përkundrazi, edhe falë një serie të pabesueshme pritjesh Berisha mbeti zgjedhja kryesore. “Marketi është rikuperuar plotësisht por tashmë po ngroh bankinën duke e shtyrë rikthimin në fushë përpara çdo ndeshjeje. Dhe duke parë edhe provën e Çibalit, duhet thënë se shqiptari e ka merituar besimin e dhënë nga (trajneri) Reja”, – thekson gazeta.

E ARDHMJA

Duke iu kthyer deklarimeve gjatë ditëve të parë të tij si bardhekaltër, djaloshi e thoshte me sinqeritet se ishte ai portieri i së ardhmes. Edhe për disa siguri që ai kishte marrë nga klubi. Ai mendonte se do të luante disa ndeshej në kupë dhe të bëhej titullar gjatë sezonit të ardhshëm. Por, tani që Berisha ka lënë në hije kolegun e tij, Federiko Marketi, apo thënë ndryshe portierin e dytë të Kombëtares italiane, te Lacio e kanë të qartë se do të jetë shqiptari portieri i së ardhmes. “Duke hedhur dritë në rendimentin e tij, duhet thënë se ai ka qenë blerja më e mirë e merkatos së mangët bardhkaltër. Një futbollist që sot ka një vlerë disafish më të madhe dhe mund të marrë trashëgiminë e portës së Lazios për vitet e ardhshme. Po Marketi? Tashmë është një ish titullar që po ngroh stolin dhe me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit”, – përfundon shkrimi i “Il Messaggero”.