Milan dominon Romën në “Olimpico”, shkëlqen Ibrahimoviç

150
Sigal

Milani i përgjigjet menjëherë Napolit madje duke fituar ndaj një skuadre të fortë si Roma në shtëpinë e këtyre të fundit.

Në “Olimpico” ishte një show i Zlatan Ibrahimoviç i cili mori prej dore kuqezinjtë drejt 3 suksesit që i mban ata në krye të Serisë A bashkë me Napolin.

Sulmuesi suedez hapi takimin në minutën e 25 kur në një goditje dënimi ekzekuton në mënyrë potente duke çarë barrierën dhe shënuar golin e 400 në të gjitha kampionatet që ka luajtur. Shifra të jashtëzakonshme për bomberin e Milanit i cili edhe me nisjen e pjesës së dytë ishte më i miri në fushë.

Fillimisht shënon golin e dytë që iu anulua për pozicion të parregullt ndërsa në 55’ fiton një penallti të akorduar me VAR. për ta ekzekutuar 11-metërshin mendoi Kessie ndërsa në 67’ Theo Hernandez lë me 10 vetë kuqezinjtë që gjithsesi mbrohen mirë por në fund pësojnë një gol nga El Shaarawy që nuk ka vlerë.