Mesfusha e tejmbushur, Sami Khedira kryeson listë e të larguarve

504
Sigal

Juventusi ndryshoi fytyrë gjatë këtij sezoni. Maurizio Sarri zëvendësoi Massimiliano Allegrin në stolin “bardhezi”.

Trajner Sarri solli emra të rinj në skuadër, sidomos në mesfushë ku emrat më të spikatur janë ato të, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.

Për këtë arsye klubit juventin do t’i duhet që të largojë lojtarë nga mesfusha, pasi ky repart është fryrë tej mase.

Dhe emri parë që është vendosur në listën e të larguarve është Sami Khedira.

Sipas informacioneve që jep “Sky Sport Italia” për gjermanin janë të interesuar disa klube evropiane, duke përfshirë, Arsenal, Valencian dhe Fiorentinën. Ekipi “Violë” është ekipi që është shfaqur më këmbëngulës për të marrë shërbimet e Khediras.

Por kampioni i botës më gjermaninë në vitin 2014, dëshiron të marrë kohën e duhur, për të studiuar të gjitha alternativat.