Merret vendimi nëse Gattuso do të jetë në stol ndaj Interit

451
Sigal

Gatusso do të jetë në stolin e Milanit në derbin me Interin. Trajneri i kuqezinjve u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Kievon dhe përfundoi në tribunë, por ia ka hedhur vetëm me një gjobë. Në minutën e 35-të të ndeshjes, Gatuzo la vendin e tij kur loja ishte ndalur dhe iu drejtua një lojtari të Kievos me një fjalor të pahijshëm.

Një ndeshje pezullim për Gasperinin, trajnerin e Atalantës, por edhe një gjobë prej 15 mijë eurosh edhe për të. Ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Sampdorian, por më pas ka goditur një drejtues të ekipit kundërshtar në hyrje të tunelit që të çon në dhomat e zhveshjes.