Njihuni me Seans bar në Irlandë, i hapur që në vitin 900 Pas Krishtit

579
Sigal

Sot zemra e njeriut, mund të zëvendësohet përgjithmonë me një turbinë artificial, të krijuar nga

shkencëtarë e Institutit të Zemrës në Teksas, SHBA. Ajo shkakton një rrjedhje të vazhdueshme të gjakut, në vend të pulsit të zakonshëm tek njeriu.

“Shtyllat e Krijimit”, një mjegullnajë që ndodhet 7.000 vjet dritë larg nga Toka, u shkatërrua nga një shpërthim (supernova) 6.000 vjet më parë. Pas 1 mijë vjetesh, ne do ta shohim atë të shkatërruar, pasi dritës i duhen 7.000 vjet që të mbërrijë këtu në Tokë.

Për shkak të ndryshimeve në gravitetin lokal, një orë me lavjerrës në nivelin e detit, do të humbasë rreth 16 sekonda në ditë, nëse zhvendoset në një lartësi prej 1500 metrash.

Rreth 65 vjet më parë, Kosta Rika, shpërndau ushtrinë e saj, dhe e ridrejtoi buxhetin ushtarak drejt kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Në Korenë e Veriut, qytetarët janë të detyruar të zgjedhin njërin prej 28 stileve të prerjes së flokëve, të miratuara nga qeveria.

Në perandorinë e lashtë persiane, burrat i debatonin dy here idetë e tyre, një herë, kur ishin esëll dhe herës tjetër kur ishin të dehur. Kjo sepse, që një ide të cilësohej e mirë, duhej të tingëllonte mirë në të dyja gjendjet.

Aktorët e famshëm të Hollivudit, Anzhelin Zholi dhe Brad Pit, ia shitën të drejtat e imazheve të para të binjakëve të tyre dy revistave “People”, dhe “Hello” për 14 milionë dollarë, duke i bërë ato, fotot më të shtrenjta që janë realizuar ndonjëherë me ndonjë vip. Paratë shkuan për fondacionin “Jolie-Pitt”.

Shkrimtari amerikan, Mark Tuein, shleu plotësisht kreditorët e tij para falimentimit, megjithëse nuk kishte asnjë detyrim ligjor për ta bërë këtë. Ai tha:”Unë nuk jam një njeri i biznesit, dhe nderi për mua është më i fortë se sa ligji!”.

Në një studim për të përmirësuar dizajnin e spitaleve për fëmijët, ekspertët studiuan sjelljen e rreth 250 fëmijëve, dhe mendimet e tyre mbi kllounët. Secili prej tyre, raportoi se nuk i pëlqenin kllounët ose i kishin frikë ata.

Ju mund të dhuroni jo vetëm organet por edhe zërin tuaj, për të ndihmuar njerëzit me dëmtime në në të folur. Në këtë mënyrë, ata munden të zgjedhin një identitet vokal të tyrin.

Në Irlandë ekziston një bar që është hapur që në vitin 900 Pas Krishtit, dhe që funksionon sot edhe sot e kësaj dite, pra pas 1119 vjetësh. Ai quhet “Bari i Shonit”.

Në vitin 2010, alpinisti i verbër amerikan Bill Irvin, udhëtoi nëpër gjithë Gjurmën Apallashiane (3.456 km) me ndihmën e një qeni.

Në Hënë ndodhet një skulpturë të vogël, e titulluar “Astronauti i rënë”, e realizuar nga artisti belg Pol Van Hojdonk. Ajo është vendosur aty nga ekuipazhi i misionit Apollo 15, në vitin 1971. Ajo është skulptura e vetme në Hënë, megjithëse mbetet relativisht e panjohur.

Kur bie në dashuri, truri njerëzor lëshon vazhdimisht të njëjtin kombinim neurotransmetuesish dhe hormonesh që çlirohen nga amfetamina, duke çuar në efekte anësore të tilla si rritja e rrahjeve të zemrës, humbja e oreksit dhe gjumit, dhe një ndjenjë intensive e eksitimit.

Në vitin 1999, SHBA bombardoi ambasadën e Kinës në Beograd, duke vrarë 3 gazetarë kinezë. NATO bëri përgjegjës për këtë incident hartat e vjetëruara. Por më vonë u zbulua, se CIA kishte në fakt harta të përditësuara të kryeqytetit serb.

Njerëzit e lashtë, e ndiqnin prenë e tyre deri në vdekje. Kjo metodë e gjuetisë quhej “gjuetia e pandërprerë”.

Aktori amerikan Nikolas Keixh (i lindur Nikolas Kopola), ndryshoi mbriemrin në fillim të karrierës së tij, për të shmangur çdo favorizim nga fakti që mund të konsideroj si nipi i regjisorit legjendar Frensis Ford Kopola (regjisor i “The Godfather”, dhe i shumë filmave të tjerë të suksesshëm(.

Ndikimi i asteroidëve që vranë dinosaurët në Tokë, ishte aq i fuqishëm sa dërgoi shkëmbinj në Tokë dhe në Mars, dhe madje edhe në satelitin e saj, Europa. Për pasojë, nëse gjejmë ndonjëherë jetë në ato botë, mund të ketë një shans të vogël, që ajo ta ketë origjinën nga planeti ynë.