Mauro Icardi flet si kapiten, u tregon shokëve dhe trajnerit si dilet nga kriza

419
Sigal

Humbja ndaj Torinos ka ndërlikuar shumë planet e skuadrës së Interit, që pësoi një zhgënjim të papritur në kampionat. Zikaltërit ruajnë vendin e tretë në renditje, por rivaliteti është ende i madh, pasi Milan e Roma afrohen në renditje.

Një ndeshje për t’u harruar edhe për kapitenin e skuadrës zikaltër, Mauro Icardi, që i përfshirë nga polemikat për rinovimin e kontratës nuk është konstant në fushë dhe i mungon goli.

Megjithatë, kapiteni i Interit kërkon të karikojë skuadrën, duke menduar që tani për ndeshjen e radhës, atë në Kupën e Italisë ndaj Lazio. “Të ulim kokën dhe të punojmë fort për të qenë gati për ndeshjen e radhës, të enjten në mbrëmje”, shkruan Icardi.

Fjalë inkurajuese për skuadrën e trajnerin Luciano Spalletti, që pas kësaj humbje është vënë në shënjestër. Madje sot është përfolur se në vendin e tij do të vijë Antonio Conte.