Itali/ Arrestohet shqiptarja me malazezin, partnerë në tregtimin e kokainës

426
Sigal

Në rreth tre muaj hetime, policia ka arritur të identifikojë një malazez, i cili jetonte në Bressanone për shumë vite. Në bashkëpunim me një shqiptare ai ishte i përfshirë në shitjen me pakicë të kokainës.

Gjatë vëzhgimeve të shumta të kryera ndaj këtyre dy personave, policia identifikoi rreth njëzet përdorues vendas, të cilët takoheshin me malazezin dhe shqiptarin për të blerë drogën. Kostoja e çdo doze ishte rreth 100 euro, plus çmimi i shpërndarjes në shtëpitë e përdoruesve që mund të ndryshonte nga 20 në 40 euro në varësi të distancës për të udhëtuar. Ndaj tyre janë dokumentuar më shumë se 60 operacione shitjeje.

Mësohet se në pranga kanë rënë një malazez i vitlindjes 1989 dhe një femër shqiptare po e vitlindjes 1989.

Gjatë kërkimeve, të kryera me ndihmën e qenit të njësisë së Komandës Provinciale të Guardia di Finanza-s së Bolzanos, u kapën edhe sasi të konsiderueshme parave cash supozuar të siguruar nga veprimtari të paligjshme , si edhe materiale të tjera që konsiderohen të dobishme për vazhdimin e hetimeve.

Image