Mauricio Sarri pas kalimit në finale: Bëra një idiotësi, të shohim si do të jetë Çiro leshtor

318
Sigal

Juventusi ka kaluar në finalen e Kupës së Italisë falë barazimit pa gola ndaj Milanit por Mauricio Sarri e pranon që skuadra e tij nuk është aty ku pritet dhe shkak për këtë është ndalesa tremujore e të gjitha aktiviteteve. Juventusi luajti mire në 30 minutat e parë e pastaj uli ritmin me Sarrin që shpjegoi se ishte e pritshme deri diku një gjë e tillë.

“Po dominonim ndeshjen dhe lëviznim topin me shpejtësi, në gjysmë orën e parë të lojës skuadra ka bërë mjaft mirë.

Por pastaj ulëm ritmin dhe kemi luajtur me dy prekje. Diçka u thye disa muaj më parë. Janë lojtarë të cilët kanë qëndruar 70 ditë të ulur në divan, t’i kthesh në efiçencën e plotë fizike dhe intensitet nuk është e lehtë. Kjo ishte një ndeshje e fundit të qershorit dhe nuk është një situatë para-kampionati, por më keq. Në para-kampionat, lojtarët kanë qëndruar të ndalur 30 ditë por ishin aktivë, ndërsa tani kanë qëndruar me muaj në divan”, theksoi ai.

Sarri në fillimin e pjesës së dytë vendosi të ndryshonte menjëherë tre lojtarë në mesfushë dhe pranoi se kishte bërë një lëvizje të pamenduar mirë.

“Aty bëra një idiotësi. Me këto 5 zëvendësimet me kapi entuziazmi dhe të ndërrosh tre lojtarë njëherësh ndryshon edhe ekuilibrin në skuadër, është një rrezik që e morëm përsipër. Ndoshta duhej ta bëja të shtrirë në kohë si lëvizje”, tha ai duke mos preferuar që të jepte emrin e kundërshtarit të preferuar në finale.

“E rëndësishme në këtë moment është që kemi shkuar ne atje. Nesër është kjo ndeshje shumë e bukur. Të shohim ndeshjen dhe do të përgatitemi për çdo eventualitet. A do ta shoh apo do të nxjerr për xhiro qenin?

Të shohim Çiro, ai leshtor, se çfarë mbrëmje do të kalojë”, tha duke qeshur trajneri i Juventusit.