Marco Asensio, mesazh emocionues pas lëndimit të pësuar

518
Sigal

Real Madrid dhe Arsenal zhvilluan një miqësore midis tyre në kuadër të parapërgatitjeve para se të nisi sezoni.

Por nga kjo ndeshje miqësore pati dhe një lajm të keq. Marco Asensio futbollisti i madrilenëve këputi ligamentet e gjurit dhe do të mungojë për 9 muaj, duke humbur kështu të gjithë sezonin 2019-2020.

Që prej ditës së dëmtimit nuk kishte pasur asnjë reagim nga spanjolli. Por ai e ka thyer heshtjen duke dhënë një mesazh prekës në rrjetet sociale.

“Fillova këtë sezon me shpresa të reja, duke u kujdesur edhe për detajet e fundit të përgatitjes sime në mënyrë që ky të jetë një sezon i shkëlqyer për të gjithë tifozët e Realit dhe për veten time.

Në momentin më të rëndësishëm të jetës, ju mund të merrni një goditje të papritur të fatit të keq dhe papritur çdo gjë ndryshon. Është e vështirë të pranosh gjithçka këto ditë, por unë e shoh një lloj një sfide personale në jetën time. Unë ende besoj se ky do të jetë një sezon i madh.

Mesazhet e tua mbështetëse dhe dashuria juaj më japin më shumë forcë për t’u përballur me këtë sfidë.

Falënderime të përzemërta për të gjithë ju. Shihemi se shpejti”, shkroi 23-vjeçari në letrën e tij publike.

Image