Mancini: Historikisht kemi pasur vështirësi ndaj Zvicrës!

51
Sigal

Italia ka zhvilluar futbollin më të bukur deri më tani në Europian, por kjo nuk i mjafton trajnerit Mancini. Strategu i Të Kaltërve ka kërkuar nga fubollistët e tij që të jenë të kujdesshëm në duelin e radhës ndaj Turqisë për të siguruar kualifikimin.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, ne e respektojmë Zvicrën, e cila është një ekip kombëtar shumë i fortë që gjithmonë e ka vënë Italinë në vështirësi. Ka lojtarë të mirë dhe me përvojë dhe një trajner që e njeh futbollin tonë. Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer.

Favoritë? Nëse e thonë “bookmakers”-at anglezë, e pranojmë, por turneu është akoma i gjatë. Zvicra vuajti në ndeshjen e parë, por ishte nxehtë, ne i njohim cilësitë e tyre, janë teknikë dhe dinë të luajnë futboll. Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte”.

Ndryshime në sulm? Të gjithë lojtarët tanë janë titullarë, edhe kur bëjmë ndonjë ndryshim është çdo gjë “ok”. Falë djemve, kushdo që do të zbresë në fushë, nuk do ta ndryshonte rezultatin”, deklaroi Mancini.