Manchesteri vishet i kaltër, City rimerr kreun

454
Sigal

Manchester City ka fituar derbin e Manchester-it, teksa ka mposhtur me shifrat 3-1 Manchester United.

Qytetarët dominuan totalisht ndaj kundërshtarit dhe pas 12 minutash lojë kaloi në avantazh. David Silva lëvizi bukur në zonë dhe me një parabël kaloi në avantazh të kaltërit. Për të dyfishuar shifrat mendoi Aguero, ndërkohë që Martial në minutën e 58-të shtesë ngushtoi shifrat.

Megjithatë goli i Gundogan në fundin e takimit vulosi rezultatin përfundimtar në 3-1. Pas kësaj fitoreje, City rimerr kreun, pasi numëron 32 pikë, dy pikë më shumë se Liverpool-i. Nga krahu tjetër United mban vendin e 8-të me 20 pikë.