Manchester City “përmbys” Arsenalin, parakalon londinezët në renditje

395
Sigal

Manchestër City ka fituar mes drithërimash supertakimin e javës në Premier Ligë kundër Arsenalit. Të besuarit e Guardiolës treguan personalitet në fushën e lojës duke përmbysur rezultatin pasi më parë Arsenal kishte kaluar në avantazh.

Ai që hapi takimin ishte anglezi Ëalcot, që krijoi përshtypjen e një takimi që do të dominohej nga ata. Gjithsesi kështu nuk do të mendonin Sane dhe Stërling që do të kthenin në një “shoë” takimin në “Etihad Stadium”. Golat e dy futbollistëve të Cityt do të përcaktonin edhe rezultatin final të takimit, 2-1.

Arsenal kështu parakalohet në renditje që mban vendin e katërt me 34-ër pikë, 2 më pak se Manchester City që mban të dytin. Premier Liga udhëhiqet nga Chelsea që ka grumbulluar 43 pikë dhe në 11-të takimet e fundit ka marrë po aq fitore.