Manchester City godet në merkato, skuadra e Pep Guardiolës “rrëmben” talentin argjentinas

89
Sigal

Mançester Sitit ka arritur akordin me talentin 18-vjeçar, Dario Sarmiento, i cili sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e “qytetarëve”. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Estudiantesit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në  “Twitter”. Sarmiento do të bashkohet me skuadrën angleze më 1 qershor, teksa shihet nga drejtuesit e Sitit, si një talent me të ardhme tepër premtuese.

18-vjeçari debutoi më 5 tetor 2019 kundër skuadrës së Hurakan, duke u bërë kështu lojtari i dytë më i ri në histori të klubit që aktivizohet me ekipin e parë. Këtë sezon, ai ka luajtur 22 ndeshje në elitën e futbollit argjentinas me skuadrën e Estudiantes. Me shumë gjasa, Sarmiento, fillimisht do t’i bashkohet ekipit të moshave, për t’u rritur sa më shumë profesionalisht.