Mançester Junajtid i mposht me tre gola në shtëpi, Arsenali ndal serinë e fitoreve radhazi

114
Sigal

Mançester Junajtid ka triumfuar në përballjen e ditës së sotme ndaj Arsenalit, të cilin e ka mposhtur me rezultatin 3-1.

Markus Rashford ishte protagonist me një dygolësh (66′ , 75’) që vulosi fatet e sfidës, në një ndeshje ku golin e gjeti dhe blerja e bujshme e merkatos së “Djajve”, Antoni (35′).

Për Arsenalin shënoi Saka (60′). “Topçinjtë” ndalen kështu pas pesë fitoreve radhazi, me Junajtid që duket se ka gjetur më në fund formën e duhur.