Shtyhet me 2 orë mbërritja e Kombëtares në Shqipëri

457
Shtyhet me dy orë mbërritja në aeroportin “Nënë Tereza” e ekipit të Kombëtares shqiptare nga kryeqyteti armen, ku mbrëmë me 3 gola shënuan historinë.
Kryeministria deklaroi se avioni i planifikuar të zbresë në aeroport në 12: 40 minuta do të zbresë në aeroport në orën 14: 30. Kjo për shkak të motit të keq.
Festa ne sheshin “Nene Tereza”
Atmosfera festive në aeroportin “Nene Tereza” dhe në shesh 

Ora 12: 10 Atmosfera është ndezur në aeroportin “Nënë Tereza” dhjetra tifozë me flamuj kuq e zi ndodhen në aeroport për ti uruar mirëseardhjen heronjve tanë.
Festa ka nisur edhe në sheshin “Nënë Tereza”. Tifozët thërrrasin: “O sa mirë me qenë shqiptarë”
Rama fton shqiptarët: Ti mirëpresim në shesh, kuq e zi
Në orën 12: 40 minuta heronjtë e Shqipërisë, ata që shkruan historinë në futbollin shqiptar, ata që çuan me kokën lart Shqipërinë në Paris do të zbresin në aeroportin “Nënë Tereza”
E bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook.
Më pas Autobusi i Kombëtares do të udhëtojë drejt Kryeministrisë. Ceremonia pritet të nisë rreth orës 14.30.
Gjithashtu do të ketë dhe festë tek Sheshi “Nënë Tereza”
“Le t’u dhurojmë mikpritjen e merituar me diçka kuqezi në trup apo në duar” fton Rama të gjithë tifozët.
Shqipëri- Armeni, 93 minutat që realizuan ëndrrën e “Euro 2016”
Me ndeshjen e 11 tetorit 2015 Kombëtarja shqiptare arriti një kualifikim direkt në ndeshjen me Armeninë duke u renditur e dyta në grup me 14 pikë pas Portugalisë, duke lënë prapa Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.
Ceremonia e betimit 
Më pas në 16- 16: 30 në Presidencë do të zhvillohet ceremia e dekorimit e kombëtares me dekoratën ” “Nderi i Kombit”
Sigal