Mançester Junajtid e nis sezonin me një humbje në shtëpi, Brantford i Strakoshës ndalet në barazim

100
Sigal

Mançester Junajtid e ka nisur me një humbje 1-2 ndaj Brajtonit në shtëpi sezonin e ri të Premier Ligës.

Protagonisti absolut i sfidës ishte Gros me një dygolësh (30′ dhe 39′), ndërsa për vendasit as aktivizimi i Kristiano Ronaldos në pjesën e dytë nuk ndikoi në kthimin e rezultatit final.

Brentfordi i Thomas Strakoshës arriti një barazim 2-2 në transfertë ndaj Leister, në një ndeshje ku portieri i Kombëtares nuk u aktivizua.

Junajtid 1-2 Brajton

Mekalister  68′ (AG)/ Gros 30′, 39′

Leister 2-2 Brentford

Kastanje 33′, Devsburi-Hall 46’/, Tonei 62′ Dasilva 86′