Gushti nisi keq, 71 aksidente vetëm javën që lamë pas! Jo vetëm me makina, por dhe me motor dhe këmbësorë

130
Sigal

71 aksidente ndodhën vetëm gjatë javës që lamë pas.

37 aksidente me makinë dhe të tjerat me motor e biçikletë e nuk kanë munguar as ato me këmbësorë. Por në 4 muaj ku dhe nisi sezoni turistik  shifrat e aksidenteve janë shumë të larta.

Kjo për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit apo drejtojnë makinën në gjendje të dehur.

Sipas ekspertëve emigrantë të cilët vijnë me automjetet e tyre apo i marrin ato me qira nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit njëlloj si në vendin ku kanë emigruar duke u bërë shkak  aksidentesh.

Por  nga  ana tjetër shumë aksidente ndodhin është për faj të këmbësorëve pasi ka ende nga ata që kalojnë autostradën duke kapërcyer trafikndarësen.

Numrit të aksidenteve i shtohen edhe ato me monopate  elektrike të cilat janë një zgjidhje shumë e mirë, por jo kur nuk kalon në korsinë e dedikuar.

Brataj u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen sa më të kujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit  pasi në këtë periudhë ka mbingarkesë të qarkullimit të automjeteve dhe të  evitojnë orët e nxehta.