Mahir Halili: Në 28 javë nuk kishte ritëm, shumë pak stabilitet

17

SUPERIORE/ Ish-sulmuesi i Tiranës, Mahir Halili, shikon luftën sportive jo në nivelin e pritshëm

Sigal

Agron KAJA

Agron Kaja

Dy javë pushim pa ndeshje zyrtare në Abissnet Superiore kanë nisur, si po ndikon kjo hapësirë te skuadrat?

Ato skuadra që kanë vazhduar me ritëm kampionatin, duhet që të mos e humbin këtë ritëm. Si Vllaznia që ka patur një ecuri të mirë, edhe pse humbi me Kukësin. Mendoj se kjo hapësirë i shërben shumë gjendjes fizike të skuadrave.

Si e përshkruani situatën e skuadrave në 28 javët e luajtura të Abissnet Superiore?

Për mua, në në këto 28 javë surprizë është Vllaznia, ndërsa Egnatia nuk është në ritmin e duhur, sidomos pas vdekjes së sulmuesit Duamena. Tirana ka patur largime të lojtarëve cilësorë, po kështu edhe Partizani. Të tjerat kanë patur luhatje.

Duke ju referuar renditjes, çfarë mund të thuhet për seicilën skuadër në këto 28 javë?

Për të gjitha skuadrat në 28 javë nuk ka ritëm dhe patur stabilitet. Vetëm Vllaznia ka patur ritëm dhe stabilitet, edhe pse e humbi ndeshjen me Kukësin. Pavarsisht pikëve dhe renditjes në tabelë, skuadrat janë aty-aty mes tyre në lojë e në renditje.

Kemi një skemë të re në Superiore me “Final 4”, si po ndikon kjo në ecurinë e ndeshjeve dhe pozicionin e skuadrave në renditje?

Unë mendoj se “Final 4” nuk është skemë e keqe, sepse skuadrat janë më të prokupuara nga kreu në fundin e renditjes. Është skemë që i shërben rritjes së cilësisë në kampionat, e në ndeshjet e “Final 4” do ketë shumë tifozeri në stadium.

Ku mendoni se do jetë lufta më e fortë në tetë javët e mbetura: Në krye, në mes apo në fundin e renditjes?

Të gjitha skuadrat do të kenë luftë të fortë sportive deri në mbyllje të 36 javëve të kampionatit. Sepse të gjitha janë në lojën e arritjes së synimeve të tyre, dhe luftë më e fortë besoj se do të zhvillohet edhe në vendet e fundit të renditjes.

Java e 29-të nis të të premten e 29 marsit, mendoni se kalendari përball çifte interesante e të vështira?

Të gjitha unë i mendoj ndeshje të vështira, madje edhe Egnatia që luan me Kukësin mund të ketë ndonjë surprizë, që në këtë kampionat kanë qënë të pakta. Gjithsesi, mundet që kjo hapësirë dyjavore pushim ti ndryshojë skuadrat në lojën e tyre.

Cilën e veçoni si ndeshjen më delikate të kësaj jave?

Si ndeshje më delikate mendoj Tirana-Teuta. Sepse skuadra e Tiranës ka patur luhatje gjatë fazës së dytë e të tretë, edhe pse në javën e kaluar fitoi me Dinamon. Ndërsa Teuta është duke u ngritur gradualisht në lojë, dhe mund të surprizojë.

Cili është parashikimi juaj për renditjen përfundimtare të Superiores, pas javës së 36-të?

Unë them se Vllaznia do jetë në krye të renditjes në fundin e kampionatit, ndërsa si katërshe në “Final 4” do jenë edhe Egnatia e Partizani. Mes Skënderbeut e Tiranës do dalë skuadra e katërt, ndërsa fundi mbetet kështu siç është tani në renditje.

PLAY-OFF “EURO 2024”

Tre finalistët e fundit për “Gjermani 2024”

Ndeshjet Play-off

E martë, 26 mars 2024

Gjeorgji-Greqi      18:00

Ukrainë-Islandë    20:45

Uells-Poloni          20:45

Të martën më 26 mars 2024, do të mbyllen ndeshjet e Play-off-it për të shkuar në “Euro 2024”, me skuadrat të cilat u kualifikuan pas ndeshjeve të para Play-off. Gjashtë skuadrat që u kualifikuan për këtë tur do të nxjerrin tre fitueset, të cilat do ti bashkohen 20 skuadrave të tjera të kualifikuara në finalet e Kampionatit Europian “Gjermania 2024”, si dhe Gjermanisë skuadrës pritëse. Në bazë të shortit, janë grupet, D, E dhe F, të cilët do presin nga një finalist pas ndeshjeve që do të luhen të martën, 26 mars 2024. Kështu, Ukraina u kualifikua në këtë tur pasi mundi Bosnje&Herzegovinën dhe do ndeshet me Islandën, ndërsa Greqia fitoi thellë 5-0 me Kazakistanin dhe ndeshet me Gjeorgjinë. Me rezultatin e thellë 5-1, Polonia mundi Estoninë dhe do luajë në Uells, ndërsa Islanda eliminoi Izraelin. Nga ana e tij, Uellsi eliminoi Finalndën pasi fitoi 4-1, ndërsa Gjeorgjia fitoi 2-0 ndaj Luksemburgut. Ndeshjet luhen në fushat e skuadrave pritëse në kalendar, ndërsa Ukraina do luajë me Islandën në stadiumin “Tarczynski Arena”, nëVrocllav të Polonisë.

ABISSNET SUPERIORE     

NDESHJET, JAVA 28
E premte, 29 mars 2024

Egnatia-Kukësi               15:00

Vllaznia-Erzeni              19:00

Tirana-Teuta                  19:00

E shtunë, 30 mars 2024
Laçi-Partizani                 15:00

Dinamo C.-Skënderbeu   18:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              28      51

2.Vllaznia             28      49

3.Partizani            28      46

4.Skënderbeu        28      40

5.Tirana                28      39

6.Dinamo City      27      36

7.Laçi                   28      31

8.Teuta                 27      31

9.Erzeni                28      27

10.Kukësi             28      25       

 

KATEGORIA E PARË

NDESHJET, JAVA 26

E mërkurë, 27 mars 2024

Korabi-Flamurtari          14:00

Kastrioti-AF Elbasani     14:00

Burreli-Bylis                  14:00

Besa-Bylis                     14:00

Apolonia-Tomori            14:00

E enjte, 28 mars 2024

Lushnja-Vora                 14:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.AF Elbasani       25      59

2.Bylis                  25      58

3.Flamurtari          25      46

4.Vora                  25      45

5.Apolonia            25      36

6.Korabi               25      36

7.Lushnja             25      28

8.Burreli               25      28

9.Kastrioti            25      26

10.Luzi 2008        25      21

11.Besa                25      19

12.Tomori            25      14

8 javë

Në Abissnet Superiore janë edhe 8 javë për tu luajtur deri në mbyllje të kampionatit, përjashtuar ndeshjet e “Final 4” dhe ato Play-off