Luka Jovic prezantohet te Reali. Fjalët e para si madrilen

515
Sigal

U zyrtarizua para disa ditësh, por vetëm sot, Luka Jovic është prezantuar si lojtari i ri i Realit të Madridit.

Sulmuesi serb ishte sot në zyrat e madrilenëve, ku nënshkroi kontratën dhe tha fjalët e para si një lojtar i Realit.

“Jam shumë i lumtur, më i lumturi në Botë. Dua të marr tituj me Realin dhe të shkruaj historinë me skuadrën”, ishin fjalët e Jovic.

Ndërkaq presidenti, Florentino Perez tha: “Jemi të lumtur dhe krenarë për ty, sepse e dimë që me këtë fanellë që do të veshësh këtej e tutje, ke fjetur kur ishe i vogël”.