Luis Suarez: Jam numri 9 më i mirë, i vetmi që munda Mesin dhe Ronaldon

461
Sigal

Luis Suarez po kalon ndoshta vitet më të bukura të karrierës së tij te Barcelona, ku përveç faktit se po shënon gola rregullisht me fanellën e katalanasve, ai ka arritur të fitojë edhe një numër të lartë trofesh me blaugranat. Paraqitjet e tij, e kanë bërë që të konsiderohet shpesh herë si nga më të mirët në botë dhe këtë e di edhe vetë Suarez.

Në një intervistë të dhënë për ‘The Guardian’ sulmuesi uruguaian u shpreh se shpesh herë futbollistët konsiderohen më të mirët në botë vetëm për shkak të marketingut, ndërkohë që pranon se vetë ai është nga më të mirët.

“Ka disa raste ku futbollistët konsiderohen si më të mirët në botë vetëm për shkak të propozimeve nga marketingu. Unë personalisht nuk kam një ego të madhe. Pse them se jam ‘9’ më e mirë ose që Barcelona nuk ka pasur një tjetër ‘9’ si unë? Sepse këtë e thonë numrat. E di që jam i vetmi që kam arritur të fitoj Këpucën e Artë kundër Ronaldos dhe Mesit në 5 vitet e fundit”, tha Suarez.