Denoncimi/ I dënuari transportohet i vdekur në spital: Dhjetëra të burgosur torturohen nga policët

516
Sigal

Dritan Zeqiri, 40 vjeç, është një i dënuar në burgun e Fierit që është transportuar i vdekur në spital.

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se janë me dhjetëra të dënuar që vuajnë nga dhuna e “kriminelëve me uniformë” dhe që vdesin nga kushtet çnjerëzore në burgje, sëmundjet apo lënia pa mjekim.

Berisha shkruan në rrjetet sociale se, të gjitha këto raste janë fakte që dëshmojnë sipas tij gjendjen katastrofike në burgjet shqiptare.

Postimi i plotë:

Burgjet e narkoshtetit, qendra torture, terrori dhe vdekje!

Miq, sot nga burgu i Fierit u transportua i vdekur ne spital 40 vjeçari Dritan Zeqiri. Duke shprehur ngushellimet familjes se te ndjerit Dritan Zeqiri shtoj se kjo eshte vetem vdekja e radhes e te burgosurve ne burgjet e narkoshtetit shqiptar.

Me kete rast informoj publikun se keto vite te narkoshtetit jane me dhjetra e dhjetra te burgosur te torturuar barbarisht, nga kriminele me uniforme apo favorite te tyre, te tjere qe kane kryer vetevrasje per shkak te kushteve çnjerezore, te tjere qe kane vdekur nga semundje nga lenia pa mjekimin e domosdoshem.
Te gjitha keto raste deshmojne per nje gjendje katastrofale ne burgjet e narkoshtetit.

Me kete rast i bej thirrje Komitetit Europian per Parandalimin e Tortures dhe Trajtimit ose Ndeshkimit Çnjerezor, Degradues prane Keshillit te Europes, Komitetit Kunder Tortures te OKB, institucioneve te tjera nderkombetare te te drejtave te njeriut te ndermarrin me urgjence nje inspektim ne te gjitha institucionet e vuajtjes se denimit ne Shqiperi, te njihen me kushtet, torturat fizike dhe psiqike çnjerezore, mesjetare qe ushtrohen ndaj te burgosurve, personeli i perbere nga bandite me uniforme, trafikante, delinkuente sadiste te narkoshtetit te instaluar.

Ftoj keto institucione te konsiderojne aplikimin e neneve ndeshkuese ndaj narkoshtetit shqiptar per qendrimin kriminal ndaj personave qe vuajne denimin apo jane ne paraburgim ne institucionet e vuajtjes se denimit ne Shqiperi. sb