Vlorë/ Dhunoi gruan e vajzën në rrugë, arrestohet 45-vjeçari

583
Sigal

Policia ka arrestuar një 45-vjeçar në Vlorë pasi dhunoi bashëshorten dhe vajzën në rrugë.

Një nga kalimtarët ndërhyri për të qetësuar situatën por gjithashtu u godit nga dhunuesi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen “10 Korriku”.

“Arrestimi i 45 vjeçarit G.K., u bë pasi mbrëmjen e kaluar, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij si dhe ka goditur edhe një shtetas tjetër i cili po kalonte rastësisht dhe ka ndërhyrë për të qetësuar situatën,”-raporton policia.