KATEGORIA E PARË/ Një ndeshje para përfundimit, ja analiza e specialistit të futbollit, Llazar Dushi
Agron KAJA

Nisur nga renditja pas javës së 32-të në Kategorinë e Parë, edhe pse mbeten vetëm 90 minuta lojë, Apolonia dhe Lushnja duket se po shkojnë të takojnë Tomorin në Kategorinë e Dytë. Do jenë aty për të formuar “tre dhëmbëshin” e zonës së Myzeqesë në këtë kategori, ku beratasit i presin të dyja myzeqaret si “veteran” në këtë kategori. Ndërrkohë që, nga rezultatet e ndeshjeve të javës së 32-të të Kategorisë së Parë, thuajse u mbyllën të gjitha verdiktet e sezonit, edhe pse në 90 minutat e fundit mundet që të kemi ndonjë befasi nga ato që prodhon futbolli shqiptar. Në lojë është titulli kampion, që do të vendoset nga përballja direkte në Korçë mes Skënderbeut dhe Laçit, ku vendasit kanë avantazhin e një pike. Ka ende luftë për një vend në zonën play-off, me përballje, të cilat kombinojnë ekipet që janë në garë për vendin e 6-të, si edhe me ekipet që luajnë për mbijetesën dhe u duhet të mësojnë fatin e tyre në javën e fundit. Po çfarë tregon në analizën e tij specialisti i futbollit Llazar Dushi? “Në këtë periudhë të kampionatit, skuadrat e Kategorisë së Parë sikur janë duke luajtur me vetvehten. Pse e them këtë? Sepse ato skuadra, të cilat nuk kanë bërë aleanca, duket se do zbresin nga kategoria. Shëmbulli më i qartë janë Lushnja me Apoloninë. Ndërsa të tjerat, po marrin fitore të pa parashikuara, si rasti i Luftëtarit në transfertë me Kastriotin. Janë skuadra të cilat bëjnë lobime mes tyre, por për Lushnjën janë edhe pasojat e menaxhimit të dobët që ju bë skuadrës”. Kështu e nisi dje analizën e tij specialisti i futbollit Llazar Dushi, i cili në këtë situatë veçon edhe një fakt domethënës. “Shikoni ku janë ekipet e traditës së Shqipërisë së Jugut, kanë humbur në kategoritë inferiore. Dhe kjo situatë, së pari është nga aleancat, më pas vjen menaxhimi dhe drejtimi i tyre. Lufta për mbijetesë do bëhet në Lushnje dhe në Fier, vetëm për play-out”, ishte kjo analiza e specialistit të futbollit, Llazar Dushi.
LEGJIONARËT
Arbër Hoxha kampion me Dinamon e Zagrebit

Arbër Hoxha festoi në këtë fundjavë titullin me Dinamo Zagreb. Ai tregoi sërish paraqitje shumë pozitive, duke konfirmuar formën e mirë të tij në këtë fazë vendimtare të sezonit. Arbër Hoxha u aktivizua si titullar në fitoren 2-1 të Dinamo Zagreb ndaj Varazdin, ndeshje e javës së 32-të të HNL kroate. Me këtë sukses, Dinamo Zagreb siguroi matematikisht titullin kampion katër javë përpara fundit të sezonit, duke regjistruar titullin e 36-të në histori. Edhe Hoxha ka dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë këtij edicioni, ku numëron 29 ndeshje në kampionat si titullar, me 6 gola të shënuar dhe 5 asiste goli. Në javën e 33-të, Dinamo luan në transfertë ndaj Gorica, e cila renditet në mesin e artë të tabelës.
Titullarë dhe gola, situata e fundjavës
Gjatë kësaj fundjave, futbollistë të Kombëtares u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre, duke treguar vazhdimësi dhe rëndësi në formacion. Në përbërjet si titullarë ishin Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nazmi Gripshi, Anis Mehmeti dhe Mirlind Daku. Minuta në këtë fundjavë morrën edhe lojtarë të tjerë nga stoli, si Stavro Pilo, Kristjan Asllani, Armando Broja dhe Ernest Muçi.
Te Trabzonspor mungoi goli, Muçi pritet titullar

Tre javë para përfundimit të kampionatit turk të futbollit, Superliga, skuadra e Trabzonspor ku luan Ernest Muçi, e ka të siguruar vëndin e tretë në renditjen përfundimtare, por diferenca prej 2 pikësh me Fenerbahçe që renditet e dyta, e ka bërë më të ashpër rivalitetin mes tyre për një vënd në UEFA Europa Ligë. Këtu, skuadra e Trabzonspor ka thirrur në ndihmë përvojën e Ernest Muçit, i cili vjen pas një dëmtimi gati një mujor gjatë grumbullimit me Kombëtaren për ndeshjet Play-off të Botërori 2026 në muajin mars. Barazimi me Konyaspor 0-0, e ka bërë edhe më emergjente gjetjen e golit, dhe Muçi pritet të jetë në formacionin titullar ndaj Goztepe më 2 maj. Kjo mund të jetë edhe sfida e konfirmimit të tij.
Lufta për golashënuesin, edhe këtu “derbi” Skënderbeu-Lacci
Të dielën e 3 majit 2026, Kategoria e Parë do të luajë ndeshjet e javës së 33-të, dhe të fundit e këtij sezoni. Verdiktet thuaj se janë të përcaktuar, edhe pse ka ende ndonjë mes tyre pa u zgjidhur. Ndërsa edhe luftë për “Këpuca e Artë” mbetet mes dy kryesuesve, Skënderbeu dhe Laçi. Në 32 javë, Saleh Nasr i Skënderbeut kryeson me 18 gola, ndërsa Olsi Myrta i Laçit ka 17 të tillë. Përballja mes tyre ditën e hënë, Skënderbeu-Laçi, do përcaktojë dy kampionë: Në renditje dhe në gola.

1 JAVË
Të dielën luhet java e 33-të, e fundit e kampionatit kombëtar të Kategorisë së Parë 2025-2026
Të shtunën mbyllet kampionati, ja dritëhijet e renditjes
Me ndeshjet e javës së 33-të mbyllet faza e 3-të e kampionatit në Kategorinë e Parë, por në këto 90 minuta të fundit mbeten ende në ajër verdiktet për disa skuadra, kryesisht për mbijetesën, pse jo edhe për titullin kampion. Në zonën e luftës për mbijetesë, për Apoloninë dhe Lushnjën duket se kanë humbur shanset dhe janë me një këmbë në Kategorinë e Dytë. Sfida që do prodhojnë “dramat” e rradhës në Kukës, Lushnje, Fier dhe Gjirokastër. Ndërsa të hënën në Korçë priten 90 minutat e fundit të titullit kampion.
KATEGORIA E PARË
SEZONI 2025-2026
Ndeshjet-Java 33
E dielë, 3 maj 2026
Korabi-Iliria 15:00
Kukësi-Besa 15:00
Lushnja-Kastrioti 15:00
Apolonia-Burreli 15:00
AF Luftëtari-Pogradeci 15:00
E hënë, 4 maj 2026
Skënderbeu-Laçi 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 32 77
2.Laçi 32 76
———————————–
3.Pogradeci 32 68
4.Iliria 32 44
5.Besa 32 39
6.Kastrioti 32 36
———————————–
7.Burreli 32 36
8.Korabi 32 35
9.AF Luftëtari 32 31
———————————–
10.Kukësi 32 28
———————————–
11.Apolonia 32 27
12.Lushnja 32 26




















