Liverpul gjen zëvendësuesin e Mohamed Salah në Mynih, por duhen mbi 100 milionë euro

48
Sigal

Eksodi i yjeve të futbollit që luajnë në Europë në drejt të Arabisë Saudite pritet që të vazhdojë edhe në vazhdim. Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah, pritet të jetë transferta e radhës “BIG”, madje gjatë verës u tha që “reds” refuzuan një shumë afro 200 milionë euro.

Por, situata mund të ndryshojë në merkaton e janarit ose atë të verës së ardhshme për egjiptianin.

Për të mos u zënë të papërgatitur për largimin, Liverpul po vendos piketat për të gjetur zëvendësuesin e Salah në Anfild.

Pak kohë më parë u përfol emri i Sanes, por situata ka ndryshuar pasi flitet se trajneri Jurgen Klop po “gjuan” një tjetër yll të Bajern Mynih. Xhamajl Musiala shikohet si pasardhësi i Salah te Liverpuli.

Sipas Bild, anglezët po mendojnë seriozisht për yllin e Bajern Mynih, por kërkohet edhe një sforco ekonomike, pasi bavarezët nuk pritet ta lëshojnë pa 100 milionë euro.