Liverpool hipotekon kualifikimin, mund pastër Porton në duelin e parë

451
Sigal

Liverpool ka arritur që të bëjë më së miri detyrën në duelin e parë cerekfinal ndaj Portos. Ekipi i Jurgen Klopp ka fituar pastër 2-0 me dy gola të shënuar në 45 minutat e para. Fillimisht do të ishte Keita, që shënoi që në minutën e 5-të.

Më pas në të 26-të, Arnold shërbye në mënyrë fantastike në zonë për Firminon, i cili e pati të thjeshtë për të dyfishuar shifrat. Me këtë sukses të kuqtë shkojnë disi të qetë në duelin e kthimit që do të zhbllokonte në Portugali.

LIVERPOOL-PORTO 2-0

5’ 1-0 Skuadra e Jurgen Klopp e ka nisur menjëherë me gol, teksa Firmino shërben mjaft mirë për Keita, që realizon golin e parë të mbrëmjes26’ 2-0 Pas një aksioni të bukur, Alexandre-Arnold shërben mjaft mirë në zonë për Firminon, i cili e ka të thjeshtë për ta devijuar “sferën” në rrjetë