Live/ Starton pjesa e dytë e ndeshjes, Lituani-Shqipëri

83

Shqipëria kërkon revansh në Lituani! Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja, kanë zbritur në fushën e “LFF Stadium” në orën 18:00, ku objektivi i vetëm do të jetë fitorja.

 

Trajneri Edi Reja ka vendosur të bëjë tri lëvizje në formacion në krahasim me ndeshjen ndaj Kazakistanit. Kombëtarja do të rreshtohet me skemën 3-5-2, por duke i dhënë besim sërish treshes Gjimshiti, Dermaku dhe Kumbulla në mbrojtje, e gjithashtu kapitenit Berisha në portë.

Risitë e Rejës në këtë takim janë Lenjani, Laçi dhe Seferi, që startojnë si titullarë ndryshe nga ndeshja e parë, duke zënë vendin e Trashit, Kallakut dhe Manajt.

LIVE: LITUANI – SHQIPËRI 0-0

KOMENTI LIVE: 

46′ Starton pjesa e dytë, zëvendësim te Shqipëria, largohet Lenjani, vendin e tij e merr Trashi.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

38′ Tjetër moment shumë i mirë për Shqipërinë, Seferi provon me një goditje fluturimthi, por portieri vendas ben mrekullinë duke i mohuar golin Kombëtares shqiptare.

32′ Marash Kumbulla është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar pas një dyluftimi me futbollistin kundërshtar.

24′ Qazim Laçi ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet ndeshje e radhës për protesta. Shqipëria kërkon 11-metërsh, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga futbollisti lituanez, nuk mendon kështu gjyqtari. Pamjet tregojnë qartë se topi është prekur me dorë.

22′ Tjetër rast i rrezikshëm i Shqipërisë me Seferin, gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtësit e Lituanisë.

21′ Dapkus ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Laçit.

17′ Pranë golit Lituani me sulmuesin Laushkevi, i cili nuk ka arritur të gjejë kuadratin nga shumë pranë portës. Me fat Shqipëria në këtë moment.

7’ Shqipëria vazhdon të jetë më ngulmuese në krahun e majtë të sulmit, këtë herë me Seferin i cili gjen Lenjanin në hyrje të zonës. Gjuajtja e këtij të fundit është e gabuar dhe largohet nga mbrojtja vendase.

4′ Minuta fantastike për Shqipërinë. Laçi provon me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës, pas gabimit të mbrojtësit mik, por topi shkon jashtë kuadratit.

2′ Shqipëria e nis në sulm, duke depëruar bukur nga e majta, por Lenjani rëshket në momentet e fundit. Nisje e mirë e të besuerve të Rejës.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

LITUANIA: Svedkauskas, Mikoliunas, Palionis, Girdvainis, Beneta, Simkus, Dapkus, Novikovas, Golukiçkas, Kasiçkas, Kaukzemis.

lituania

SHQIPËRIA: Berisha, Kumbulla, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Lenjani, Laçi, Bare, Abrashi, Seferi, Broja.