Ish-trajneri i Gjermanisë kërkon Xhakën në skuadër

449
Sigal

Pas asaj zënke me tifozët e Arsenal, duket se Granit Xhaka e ka mbyllur aventurën e tij me londinezët. Mesfushori me origjinë shqiptare pas atij momenti i është hequr edhe shiriti i kapitenit, ndërsa klubi për të mos acaruar edhe më shumë marrëdhënien me fansat e ka nxjerrë në merkato.

Për Xhakën ka një interesim nga ana e Milanit, megjithatë së fundmi mediat gjermane kanë zbuluar një tjetër skenar. Sipas tyre, është ish-tekniku i Gjermanisë, Jurgen Klinsman ai i cili preferon Xhakën te skuadra e Herta Berlin.

Klubi kryeqytetas i Gjermanisë po kërkon të bindë topçinjtë të mbërrijnë në një marrëveshje financiare. Nëse bisedimet përfundojnë me sukses dhe marrëveshja realizohet, atëherë ky do të ishte një rikthim i Xhakës në Bundesligë, teksa më parë ka qenë pjesë e Borusia Mynçengladbah