Shfaqet sot monodrama satirike “Profeti i Kokoshkave” nga Edmond Budina

304
Sot në ora 20:45 në Syri TV, shfaqet për herë të parë në publik  monodramës satirike “Profeti i Kokoshkave” të artistit tonë të shquar dhe regjisorit të mirënjohur, Edmond Budina.Bëhet fjalë për një teatër dhome që ka bërë shumë bujë. Ai u shfaq para pak ditësh në ambientet e presidencës.

Sigal

“Simbolet e diktaturave të shkuara, të vendosura mbi çallmë, kravatë dhe skenografi janë një rikujtesë e paralajmërim se rreziku i përsëritjes së tyre është real”, thotë autori.

“Të frustruarit, delirantët, egoistët dhe megallomanët janë përherë pretendentë për diktatorë. Dhuna dhe prepotenca e pushtetit të tyre, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpiqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë. Teatri është art, protesta nëpërmjet artit ose teatri politik është art dhe qytetari njëherësh”, është shprehur autori.