Paloka: Kanabisi investimi i Ramës për të mbajtur pushtetin me krimin

214
Sigal

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në një shënim në facebook, shkruan se: ‘Kanabisi është i vetmi investim i Ramës për të mbajtur pushtetin me krimin e organizuar, ndërkohë që të rinjtë vriten me plumb kokës’.

‘Kanabisi është investimi kryesor i Edi Ramës për të mbajtur pushtetin me krimin e organizuar.

Qeverisja e tij do të mbahet mend për njohjen botërisht të Shqipërisë si “Kolumbia e Europës”. Për të pasuruar disa banda që i përdor në zgjedhje, Edi Rama tradhëtoi interesin e shqiptarëve.

Në vend të punojnë tokën, të rinjtë punojnë në plantacionet e hashashit dhe pastaj vriten me plumb pas koke. Këtë te keqe duhet dhe do ta largojmë më 25 Prill.’