Live Spanjë-Shqipëri/ Kuqezinjtë shpëtojnë për mrekulli, sulmuesi Rodrigo gabon fare pak larg portës

681
Kombëtarja shqiptare po luan sonte sfidën e parafundit dhe njëkohësisht më të vështirën në Grupin G të eliminatoreve të Botërorit me Spanjën në Alikante. Iberikëve të cilëve u duhet vetëm 1 pikë për të siguruar automatikisht pjesëmarrjen në “Rusi 2018”, do të tentojë t’a bëjë këtë para 29,500 të pranishmëve në “Estadio José Rico Pérez”.
Nga ana tjetër Shqipëria me 80% e ë arritur objektivin e saj që është vendi i tretë në grup, por ashtu siç është shprehur edhe trajneri Panucci, kuqezinjtë nuk udhëtojnë në këtë transfertë për të qenë ‘viktimë’ e Spanjës. Trajnerit italian në këtë takim i duhet të bëjë pa shumë titullarë të dëmtuar apo të pezulluar, ç’ka ka sjellë edhe risi në formacionin e kombëtares.
Të padisponueshëm janë Strakosha, Abrashi, Cikalleshi, Mavraj, Roshi, Kukeli dhe Andi Lila.
Minutë pas Minute
12’ Sulmuesi spanjoll Rodrigo nuk shënjestron dot me kokë 2 metra larg portës së Berishës
8′ Grezda tenton me një goditje nga jashtë zonës, por De Gea kontrollon pa probleme topin.
6′ Rodrigo tenton me një goditje të lehtë brenda zonës, por shënjestra e tij është shumë e gabuar.
3′ Shqipëria mban në kontroll topin në këto minuta të para duke mos lejuar Spanjën të organizohet.
1′ Tifozët vendas vërshëllejnë çdo top të prekur nga mbrojtësi i tyre Pique
1′ Fillon takimi në Alikante me Spanjën që luan topin e parë
20:45 | SPANJË – SHQIPËRI
Spanjë (4-3-3): De Gea; Odriozola, Pike, Ramos, Hordi Alba; Saul, Koke, Tiago; Silva, Isko, Rodrigo
Trajner: Julen Lopetegui
Shqipëri (5-3-2): Berisha; Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla; Xhaka, Kaçe, Memushaj; Grezda, Llullaku
Trajner: Kristian Panuçi
Gjyqtar: Aleksei Eskov (Rusi)
Sigal