Live/ Mbyllen pjesët e para, tifozët nuk “shijojnë” asnjë tundje rrjete

484
Janë mbyllur 45 minutat e para, në dy takimet e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Uefa Champions League që nuk prodhuan asnjë gol. 
Ndryshe nga ç’pritej në “Parc de Prince” ishte Reali i Madridit ai që e kërkoj golin, me madrilenët që tentuan 6 herë kuadratin e Areola, me 2 goditje që përfunduan në hapësirën e portës së mbrojtur nga portieri 25 vjeçar. Për të parë goditjen e parë në kuadrat të parisienëve duhej të vinte minuta e 40 e takimit. 
Në krahun tjetër Liverpool nuk po vë për asnjë çast në rrëzik rezultatin e ndeshjes së parë (5-0). Gjatë 45 minutëshit të parë, “The Reds” dhe “Dragojtë” nuk goditen në asnjë rast portën, me Casillas e Karius që e ndoqën ndeshjen në rolin e një tifozi. 
Formacionet zyrtare: PSG-Real Madrid 
Formacionet zyrtare: Liverpool-Porto


Sigal