Befason ministri britanik: Nëse Rusia ka dorë do të tërheq Anglinë nga Botërori

629
Një deklaratë mjaft befasuese është lëshuar sot në parlamentin britanik nga ministri i jashtëm Boris Xhonson. Ky i fundit kur mori fjalën u shpreh se nëse Rusia ka gisht në vrasjen e një ish-spiuni rus në Angli atëherë kombëtarja e ‘Tre Luanëve’ do të bojkotojë Botërorin që nis në qershor.
Gjithsesi nuk pati vend për frikë pasi shpejt u kuptua se kjo ishte një gafë e ministrit. “The Sun” raporton se ai donte të pohonte se nëse ngjarja në fjalë konfirmohej atëherë në Rusi nuk do të udhëtonte delegacioni anglez që shoqëron kombëtaren.
Sigal