Liga e Konferencës/ Barazim mes protestave, Ballkanit të Dajës i ikën nga duart fitorja në shtesë ndaj rumunëve të Kluzhit

105
Sigal

Ballkanit i ka ikur nga duart fitorja në ndeshjen e parë në grupe të Ligës së Konferencës teksa ka mbyllur në barazim 1-1 sfidën ndaj CFR Kluzh.

Kampionët e Kosovës të drejtuar nga Ilir Daja, kanë zhvilluar një ndeshje shumë të kujdesshme në pjesën e parë, duke mos lejuar shumë tentativa drejt portës së Frashërit, i vëmendshëm me ndërhyrjet e tij. Me kalimin e minutave, ajo rriti edhe fazën ofensive duke tentuar disa herë portën e Kluzh, derisa gjeti golin me një aksion të shkëlqyer të Thaçit (65′)

Por kur dukej se sfida po shkonte qetësisht drejt fundit e afronte një fitore historike, rumunët goditën me Matias duke përfituar nga një moskuptim mes Frashërit dhe Thaçit, të cilët i dhanë mundësinë futbollistit mik të çonte topin në rrjetë në të 90’+1.

Një episod në sekondat e parë të shtesës që dëmtoi një punë të bërë mirë gjatë 90 minutave, me rezultatin 1-1 që mbylli këtë sfidë të parë historike për një skuadër kosovare në grupe në Europë.