Lazio turpërohet përballë Lecces dhe i thotë lamtumirë ëndrrës titull (VIDEO)

280
Sigal

Lazio pëson një humbje shokuese ndaj Lecces në transfertë dhe i thotë thuajse përfundimisht lamtumirë ëndrrës për titull. Dueli i luajtur në “Via del Mare” përfundoi me triumfin e vendasve 2-1.

Bardhekaltrit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 5-të me Caicedon. Kundërpërgjigja e Lecces vjen në minutën e 30-të me Babacar. Vendasit kishin shansin për të kaluar në avantazh në fundin e fraksionit të parë, por Mancosu gaboi tërësisht nga pika e bardhë.

Gjithsesi në pjesën e dytë Lucioni do të shënonte për Leccen, ndërkohë që portieri i tyre Gabriel bëri disa ndërhyrje shpëtimtare. Me këtë fitore skuadra e Liveranit del për momentin nga zona e ftohtë me 28 pikë, ndërkohë që Lazio mbetet në vendin e dytë me 68 pikë, 7 më pak se Juventusi, që mund të shkëputet edhe më shumë nëse fiton ndaj Milanit.