Largohet pas 7 sezonesh, tifozët rusë surprizojnë në aeroport Crisciton

1068
Sigal

Domenico Criscito, i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Zenit St. Peterburg pas 7 sezonesh ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. Mbrojtësi italian ka vendosur të rikthehet në vendlindje për vazhdimin e karrierës dhe destinacioni i ardhshëm është Genoa.

Criscito kishte prenotuar avionin paraditen e sotme, për të mbërritur në Itali, por tifozët rusë i kanë rezervuar një surprizë vërtetë të veçantë.

Një numër i madh i tyre kanë shkuar në aeroport për të thërritur në kor emrin e kapitenit, ndërsa në dorë mbanin edhe banderolat që i shpalosnin çdo javë në stadium.

Natyrisht që ky moment ka emocionuar pa masë Crisciton, që është përlotur para tifozërisë së Zenitit dhe ka falënderuar edhe publikisht ata për surprizën.