Lampard bën gjithçka lëmsh, mund të dështojë kalimi i Sarrit te Juvja

522
Sigal

Duket e pabesueshme, por mund të ndodhë që Maurizio Sarri të vazhdojë të jetë trajneri i Chelsea-t edhe në sezonin e ri. “The Sun” pak minuta më parë ka publikuar një artikull ku shkruan se pretendenti kryesor për ta pasuar te Blutë e Londrës, Frank Lampard, është në bisedime për të nënshkruar një kontratë të re me Derby Country.

Një zhvillim i papritur, që mund të bëjë që të dështojë edhe transferimi i strategut italian te Juventusi. Lampard ka nisur karrierën si trajner vetëm sezonin e fundit, ndërkohë që ju afruar shumë pranë ngjitjes në Premier League, por dështoi në ndeshjen e fundit të “Play-Off” ndaj Aston Villa-s.

Një sezon shumë i suksesshëm që ka ngjallur interesimin e Chelsea-t, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Blutë e Londrës ofruan 4 milionë paund për ta rrëmbyer, por mesa duket klubi i Championship, nuk kërkon ta lërë të lirë.