Lajm bombastik nga Spanja, Elseid Hysaj mund të transferohet te Real Madrid

163
Sigal

Elseid Hysaj, alternativë për të forcuar mbrojtjen e Real Madridit. Lajmi i bujshëm vjen nga mediat spanjolle, që duke analizuar problemet e klubit “merengues” në krahun e djathtë, e shohin më se të mundshëm transferimin e mbrojtësit kuqezi në “Bernabeu”.

Lëndimet e vazhdueshme të Carvajal së bashku me mungesën e besimit të Zidane tek Odriozola e bëjnë ndërhyrjen në merkato për mbushjen e boshllëkut në krahun e djathtë domosdoshmëri.

Disa ditë më parë, në Spanjë njoftuan se Reali ka shfaqur interes për Youcef Atal të Nice, por ai nuk është opsioni i vetëm që ka klubi mbretëror.

Sipas informacionit të “TodoFichajes,com”, Real Madridi po vlerëson afrimin e mundshëm të Hysajt.

Shkodranit i përfundon kontrata me Napolin këtë verë dhe do ta vijojë në një skuadër tjetër karrierën, pasi palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin.