La Liga, nga janari do të zbulohen bisedat mes arbitrave dhe ndihmësve të VAR-it

54
Sigal

La Liga spanjolle do të jetë një sensacion i vërtetë nga janari i vitit që vjen.

Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga kanë arritur marrëveshje që duke filluar nga muaji i parë i vitit 2024, të publikohen pamjet dhe bisedat me zë mes gjyqtarëve në fushën e blertë dhe të asistentëve të VAR-it gjatë ndeshjeve në kohë reale, kur ka rishikime të aksioneve dhe të rasteve të diskutueshme në fushë.

Eksperimenti do të aplikohet gjatë takimeve të Superkupës së Spanjës më 10 e 11 janar, ndërsa më pas pritet të aplikohet edhe në ndeshjet e futbollit elitar spanjoll.

Ideja është që gjykimi në Spanjë të jetë sa më transparent me tifozët, në mënyrë që të ketë më shumë qartësi rreth vendimeve që do të merren me ndihmë të sistemit VAR, i cili konsiderohet si revolucionar i shekullit 21.

Gjithçka do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, ndërsa tifozëve do t’iu jepen edhe detaje se si do të funksionojnë gjërat me risinë që do ta sjellë La Liga. Sistemi VAR ka shkaktuar shumë pakënaqësi në futbollin Europian dhe jo vetëm, me vendimet e saj që kanë qënë shpesh temë diskutimi.