Tirana fitore spektakolare ndaj Teutës, merr kreun e Superligës

210
Sigal

Tirana ka arritur që të marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Teutës në “Elbasan Arena” dhe shkëputet e vetme në krye të renditjes, në kuotën e 11 pikëve, tre më tepër se durrsakët dhe Kukësi që e ndjekin.

Bardheblutë ia dalin të marrin tre pikë në një sfidë mjaft të komplikuar, pasi trajneri Shehi e nisi ndeshjen pa disa prej titullarëve, që ishin rikuperuar rishtazi nga koronavirusi. Xhixha hapi festivalin e golave, ndërsa Teuta gjeti baraspeshën me Ivanovic pas një goditjeje standarde, të cilat durrsakët i kanë specialitet.

Në pjesën e dytë Tirana dominoi, pasi fillimisht shënoi në portën e saj me Najdovskin dhe më pas dy herë në atë të Pano Qirkos, me anë të Totre dhe Vesel Limajt, i cili nxori nga repertori një nga golat më spektakolare, për t’u dhënë tre pikë bardhebluve.