Kushtet atmosferike të motit rrezikojnë ndeshjen Gjermani-Danimarkë

25
Sigal

Sipas Bild, ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës, e vlefshme për fazën e 16-tave të ‘Euro 2024’, mund të jetë në rrezik për shkak të kushteve ekstreme të motit që prekin Dortmundin, qytetin që do të presë ndeshjen.

“Nga nata e së shtunës deri të dielën mbrëma, ekziston rreziku i stuhive të forta nga jugperëndimi dhe perëndimi në Gjermaninë qendrore”,- tha meteorologu Dominik Jung për median e lartpërmendur.

Shërbimi meteorologjik gjerman parashikon stuhi të forta për mbrëmjen e së shtunës, pikërisht kur do të zhvillohet ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës. “Mund të shoqërohet me shi jashtëzakonisht të dendur, pritet edhe breshër me diametër rreth tre centimetra, si dhe erëra të forta me shpejtësi. Tornadot gjithashtu nuk përjashtohen.”

Kjo nuk është hera e parë që Dortmundi është në lajme për shkak të motit të keq. Në Turqi-Gjeorgji, e zhvilluar gjithashtu në Signal Iduna Park (në Dortmund), reshje të dendura shiu u regjistruan para dhe gjatë ndeshjes.