KURIOZITET/ A e dini se…

572
Sigal

..Në lojërat e treta Olimpike në vitin 1904 gara e maratonës përfundoi me një incident komik? Garuesi amerikan Fred Loi arriti i pari në Finish. Në mbërritje ai dukej aq i freskët sa që dukej jo sikur të kishte bërë 40 km, por as për 5 km nuk i ndihej lodhja. Në Finish ai u prit me lule e me brohoritje si një fitues i vërtetë, madje doli në fotografi edhe me vajzën e Presidentit  Teodor Ruzvelt, Alicen. Në këtë kohë arriti fituesi i vërtetë,  Hicks i lodhur i djersitur. Asnjëri nuk e brohoriti apo  e priti siç meritonte, sepse të gjithë e kishin mendjen tek “fituesi” që vazhdonte të respektohej nga të pranishmit në Finish. Sikurse u kuptua Fred  Loi e kishte bërë garën në karrocë dhe  kjo ia hoqi atij kurorën e fituesit. Gjithsesi ai përjetoi një çast lavdie si fitues duke u respektuar nga të pranishmit.

Pronarët lyejnë stolat për të rritur numrin e tifozëve

Kjo ka ndodhur në Italinë e viteve 1959. Pronarët e stadiumit për të rritur numrin e tifozerisë, e cila të ishte e interesuar për ndeshjen e radhës. Ata i lyen stolat me një bojë speciale që qëndronte e njomë për një kohë të gjatë. Kjo bëri që edhe tifozët që i kishin të rezervuara vendet të qëndronin në këmbë,  çka solli edhe trefishimin e numrit të sportdashësve.