Kupa e Shqipërisë/ Dinamo – Partizani, Shkëmbi dhe Mehmeti rreshtojnë titullarët

194
Sigal

Sot, luhet sfida mes Dinamos dhe Partizanit në “Air Albania”, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Të dyja skuadrat kërkojnë një rezultat pozitiv, që të konfirmojnë se kanë rigjetur formën e tyre më të mirë. Kupa do të ishte objektivi i duhur për të siguruar më lehtë një zonë në Europë dhe të dyja ekipet do të luftojnë për këtë trofe.

Djemtë e Bledi Shkëmbit vijnë pas humbjes në derbin tjetër me Tiranën në kampionat, ndërsa Partizani i Mehmet vjen pas një barazimi pa gola me Kastriotin.

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Simoni, Denison, Demiri, Ibraimi, Bardhi, Sofanak, Samake, Sidibe, Maliqi, Sijanovski, Lilaj

Trajner: Bledi Shkëmbi

PARTIZANI: Hoxha, Belica, A. Marku, H. Marku, Skuka, Kallaku, Stenio Zhunior, Mala, Cara, Sota, Bitri

Trajner: Dritan Mehmeti