Sulmuesi i Polonisë, Robert Lewandowski, ka pohuar se skuadra bëri gabime amatoreske, duke e merituar humbjen 2-1 ndaj Senegalit në ndeshjen e tyre të së martës.
“Ata u përpoqën më shumë se ne dhe dëshironin të luanin futboll, kemi bërë gabime të thjeshta. Është gjithmonë e vështirë kur ju pësoni gola të thjeshtë, sidomos tek ai i dyti. Ne luajtëm pa busull ose ritëm dhe komunikim shumë të vogël. Nuk menduam të sulmonim. Topat drejt sulmit ishin të pakta, pasi u kujdesëm për të qarkulluar topin në mbrojtje. Ne gjithashtu bëmë shumë gabime të thjeshta dhe kur po bëni këto gabime të thjeshta kjo e bën të vështirë për të sulmuar. “-përfundoi sulmuesi.
Polonia përballet me Kolumbinë në ndeshjen e tyre të ardhshme, takim i cili do të zhvillohet të dielën.