Me 6 klandestinë në makinë, ja cili eshte identiteti i te arrestuarit…

585
Sigal

Një 32-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Shkodër pasi u kap në tentativë për të kaluar 6 shtetas të huaj jashtë kufirit.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Në pranga u vu Ardian Meta 32 vjeç, pasi është kapur nga rojet kufitare të SPK&M Hani i Hotit , në rrugën automobilistike Bajzë- Hani i Hotit , me automjetin e tip “Opel” , me targë AA 517 KH, duke transportuar 6 (gjashtë) shtetas të vendeve të treta, pakestinez”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 298 Kodit Penal.