Kukësi i pafat, eliminohet nga Championsi

443
Kukësi ka fituar 2:1 ndaj Sheriff Tiraspol, por është eliminuar nga Liga e Kampionëve

Skuadrës së Kukësit nuk i ka mjaftuar fitorja 2:1 ndaj Sheriff Tiraspol në Ligën e Kampionëve, pasi është eliminuar me rezultat të përgjithshëm 2:2, falë golit që pësoi sonte. Vendësit shënuan dy gola në pjesën e parë me anë të Eminit në minutën e 35-të dhe Pejiç në minutën e 45-të. Por, mysafirët u kthyen në lojë në pjesën e dytë, duke shënuar me anë të Bayala në minutën e 56-të. Kukësi nga minuta e 77-të ishte me një lojtar më shumë në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Nooijer, por nuk e shfrytëzoi këtë mundësi, pavarësisht se kishte edhe një penallti në minutën e 81-të, të cilën nuk e konkretizoi Pejiç.
Sigal