“Krijoja një ekip ku ideali ishte nderi i flamurit”, De Biazi: Shqipëria fiton edhe finalen, mos më pyesni për…

358
Sigal

Shqipëria përballet ditën e sotme me Kazakistanin, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Suksesi më i madh i Shqipërisë ka qenë kualifikimi në Euro 2016, ku padyshim meritori për këtë ishte trajneri Xhani De Biazi. Pikërisht edhe kundërshtarët modestë vazhdojnë t’i tremben kësaj. Për këtë arsye, para ndeshjes me Shqipërinë, portali nga Kazakistani “sports.kz” ka marrë në intervistë De Biazin.

Ky i fundit nuk nguron asnjëherë të falë, kur pyetet për Shqipërinë, ku as këtë herë nuk i ka kursyer fjalët e mira. Gjatë intervistës ish-trajneri i Kombëtares është shprehur se me Shqipërinë realizoi ëndrrën e shumë futbollistëve kuqezi, duke shtuar ë tej se edhe me Rejën ata mund të bëjnë të njëjtën gjë, duke fituar edhe në finale apo gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

“Arritja  historike me Shqipërinë deri në Europian? U arrit falë besimit te ëndrrat tona dhe puna për t’i realizuar ato. Kur shkova te Shqipëria, e vërtetë që nuk kisha lojtarë të njohur dhe ekipi ishte i moshuar. Unë u përpoqa të ndryshoja pjesën më të madhe të listës, duke sjellë lojtarë të rinj që e rritën nivelin tonë. Na u deshën dy vite për të ndryshuar taktikat dhe mentalitetin. Unë i kërkova presidentit të Federatës liri veprimi në mënyrë që të punoja i qetë ashtu siç bëja te klubet më parë. Doja të krijoja një ekip sipas dëshirës sime, në mënyrë që ata të arrinin diçka të jashtëzakonshme me mua, të realizonin ëndrrat e tyre.

Une mora nëj ekip ku shumë lojtarë ishin në fund të karrierës. Megjithatë së bashku me problemet që kishim, ne punuam për krijimin e menjëhershëm të një metodologjie pune që do të më lejonte të përfitoja nga koha e vogël që kanë trajnerët e ekipit kombëtar. Përveç kësaj, unë isha duke kërkuar lojtarë jashtë kufijve të shtetit, kam udhëtuar shumë për t’u takuar me ta personalisht dhe për të biseduar, sepse për mua një futbollist është, para së gjithash, një person. Unë doja të krijoja një ekip për të cilin ideali do të ishte nderi i flamurit, në të cilin të gjithë do të donin të vinin interesat e ekipit mbi të vetat.

De-Biazi

Trajnerët e fundit italianë te Shqipëria? Gjuha na ndihmon shumë, në Shqipëri shumë flasin italisht. Për më tepër në vitet e fundit, në Itali ka pasur shumë futbollistë që janë me familje emigrantësh dhe sapo u jepet shansi luajnë për vendin e prindërve të tyre.

Lojtarët më të mirë te Shqipëria që drejtova? Ju po më bëni një pyetje që nuk dua t’i përgjigjem. Unë i dua shumë ata djem, se më ndoqën me besim. Edhe kur u thashë se do të bënim diçka unike nëse ata do të më ndiqnin, vazhduan po kështu përgjatë gjithë rrugëtimit. Reja është miku im, një njeri me shumë përvojë, i cili ka punuar me ekipe të mëdha dhe ka dëshirën e madhe për ta rritur Shqipërinë.

Lidhja ime me Shqipërinë do të mbetet gjithmonë e fortë me kalimin e kohës, atje kam shumë të njohur dhe disa miq. Unë gjithmonë kam qenë në kontakt të shkëlqyeshëm me Presidentin e Federatës Armand Duka, Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

Për mua Shqipëria tani është shumë e fortë. Mendoj se mund të fitojnë grupin dhe gjithashtu të triumfojnë në gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kombeve.”, përfundoi De Biazi.