Konfirmohet, Van de Beek synon të largohet nga Man United në janar

163
Sigal

Mesfushori holandez, Donny van de Beek erdhi me shumë bujë të Manchester United, por deri më tani nuk ka arritur të gjejë në asnjë moment formën e duhur.

Van de Beek ka marrë shumë pak minuta nga trajneri Ole Gunner Solksjaer,  duke bërë që futbollisti të humbi durimin.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano njofton se mesfushori ka vendosur që të largohet nga “Djajtë e Kuq” në merkaton e janarit.

“Plani momental i Donny van de Beek është të largohet nga Manchester United në janar”.

“Situata e tij nuk mund të vazhdojë kështu dhe ka nevojë që të luajë”, deklaroi ai për UnitedStand.

Ndërkohë, Van de Beek verën e shkuar kishte mundësinë të transferohet te Everton, por e refuzoi në fund.