Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 2 persona në Shkodër (EMRAT)

188
Sigal

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga këtë të hënë 2 persona të shpallur në kërkim. Te arrestuar jane Marjan Marku dhe i riu me inicialet L.R.

Shkodër/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, falë veprimeve profesionale, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 23 vjeç, banues në lagjen Skendërbeg, Shkodër.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 15.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, falë kontrolleve të shtuara, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim Marjan Marku 36 vjeç, banues në fshatin Shllak, Shkodër, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.