Plaku magjeps Poloninë

517
Sigal

Sulmuesi shqiptar realizoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Slaskut në Ligën e Europës

Ekspertët polakë janë në një mëndje: goli i Sebino Plakut ishte i denjë për futbollistët e mëdhenj. Edhe trajneri i Slask Vroklav, Stanislav Levi – çeku ka dalë kampion me Skënderbeun – e konsideroi një kryvepër. Kapiteni Sebastian Mila e përcakton me një fjalë arkitektësh: “Zaplanowany” (i projektuar).

GOL MREKULLI

“Slask Vroklav e mundi në mënyrë të pritur Klub Bryzhin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Europës. Vroklavasit bënë një paraqitje shumë të mirë dhe fituan me golin e shënuar nga Sebino Plaku, i cili e kaloi topin mbi portierin”, shkruan faqja polake “Ëprost.pl”. Kapiteni Sebastian Mila tha: “Nëse do ta shijosh sërish golin e Plakut, atëherë merr një laptop dhe shih mrekullinë dhe reagimin e portierit të Bruzhit. E them me bindjes se kjo ishte një nga ndeshjet më të mira tonat në vitet e fundit”, tha mesfushori i Slaskut. “Shkojmë në ndeshjen e kthimit si fitues, ne e shënuam golin tonë dhe i mundëm belgët, kështu që ne mund të festojmë disi. Pas ndeshjes isha pak i mërzitur, pasi ne mund të shënonim edhe një gol të dytë, por le të kënaqemi me të këtë qe kemi”, – tha mbrojtësi Kristof Ostrovski për “Sport.pl”. Plaku mori edhe komplimentet e trajnerit kundërshtar, Huan Karlos Garrido: “Goli ishte një punë spektakolare e Sebino Plakut. Slasku ishte më mirë pjesën e parë, ndërsa në të dytën ne u përmirësuam, por goli që pësuam na tronditi jo pak. Gjithsesi, kemi një javë kohë të përgatisim ndeshjen e kthimit”.

LEVI

Trajneri i Slaskut, çeku Stanislav Levi, bëri të pamundurën që të siguronte shërbimet e Sebino Plakut, duke e sjellë atë në Poloni. Pas fitores me belgët e Bryzhit, Levi tha: “Pas ndeshjes unë solla nëpër medn biografinë e Pep Guardiolës, i cili thoshte se pesë minuta pas fishkëllimës së fundit, trajneri duhet të mendojë për atq që pret në ndeshjen tjetër. Të enjten në pamë dy ekipe që kanë luajtur shumë mirë në të kaluarën. Bruzhi tregoi se është një ekip i mirë europian. Mendoj se të enjten, ne iu afruam 100 përqindëshit të mundësive tona dhe e shfrytëzuam mrekullisht rastin me golin e Sebino Plakut”.

KOMENTET
Komentet e faqeve polake që e transmetuan “live” me tekst ndeshjen e përshkruanin kështu golin e Sebinos: “Co za gol!!! Çfarë, goli!!!”. Kazmierczk lëshoi një diagonale për Plakun, i cili u gjend i vetëm në sulm, duke e marrë topin shumë bukur dhe më një gjuajtje fenomenale e kaloi mbi portierin”. “Një pasim nga shkretëtira e mbrojtjes e Kazmierczk dhe një gol fantazish i Plakut. O Zoti im, kështu mund të themi për golin”, shkruante faqja “Zcuzba.pl”. “Slas Vroklav shpëtoi nderin e futbollit polak në ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Europës, falë një goli të madh nga Sebino Plaku, inteligjent dhe gjakftohtë në realzimin e golit”, veçonte faqja “sportowefakty.pl”.

2 gola

ka realizuar deri tani Sebino Plaku në Ligën e Europës. Golin e parë e shënoi në fitoren 4-1 kundër malazezëve të Radarit, ndërsa i dyti ai kundër belgëve të Klub Bruzhit.

2 gola

ka realizua sulmuesi tjetër shqiptar që luan në Poloni, Bekim Balaj. Shkodran ka relizuar kundër kundër Zavisza Bydgoszcz dhe kundër Slask Vroklav të Sebino Plakut.

Fjalëkryq “Ujkani-Berisha” te Lacio

Gjetja e një portieri të dytë te Lacio po shndërrohet në një televonelë, teksa në lojë janë dy portierët e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dhe Samir Ujkani. Lacio synon të shesë portierin e dytë, argjentinas Albanio Bixari te Xhenoa, por ai duhet zëvendësuar. Zëvendësuesi i parë mendohej se do të ishte Etrit Berisha, por rreth tij është krijuar një çështje ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kievon, kështu që gazeta italiane “La Gazzetta Dello Sport” fliste për Samir Ujkanin si alternativë te Lacio. Samir Ujkani mund të mbërrijë te Lacio vetëm në formulën e huazimit nga Palermo, pavarësisht se Lacio ka qenë prej kohësh në gjurmët e tij. Por më parë duhet shitur Bixari dhe më pas të mendohet për Ujkanin apo Berishën.

Shalke 04 kërkon Xherdan Shaqirin

Shalke 04 kërkon zyrtarisht shërbimin e Xherdan Shaqirit, yllit kosovar të Bajernit të Muninhut. Është vetë menaxheri Horst Heldt ai që ka bërë publik interesimin e tij për 21-vjeçarin. Kontaktet e parë midis dy klubeve janë vendosur. “Për Shaqirin unë kam pasur kontakte me Matias Zamerin, por fatkeqësisht unë kam marë një ‘Jo’ prej tij, por ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta marrë atë”, citohet Heldt nga tabloidi gjerman “Bild”. Në fakt, Shaqiri nuk e ndjen veten të sigurt nën drejtimin e trajnerit të ri, Pep Guardiola, ndërkohë që me ish-in Hejnkes ai u aktivizua jo pak dhe shënoi disa gola, përfshirë dhe tre në Ligën e Kampioneve. Shaqiri fitoi vitin e kaluar tre trofe: Bundesligën, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Gjermanisë.

Portali zyrtar i qeverisë së futbollit europian: “Ekipi shqiptar po sfidon koeficientet e ranglistës”

 UEFA: “Kukësi, surpriza e Europës”

“Kukësi nuk do ta fitojë me siguri Ligën e Europës, por në fazën kualifikuese ekipi nga Shqipëria deri tani ka qenë surpriza më e madhe dhe ai dëshiron të qëndrojë dhe pak”. Kështu shkruhet në faqen zyrtare të UEFA-s, në lidhje me ecurinë e jashtëzakonshme të nënkampionëve të Shqipërisë. “Klubi i qytetit me 16 mijë banorë në Veri të Shqipërisë e nisi me koeficientin më të keq nga 58 ekipet që morën pjesë në turin e tretë kualifikuese të Ligës së Europës. Por, të enjten e kaluar nënkampionët e Shqipërisë fituan 2-0 ndeshjen në shtëpi kundër Metalurg Donteskun, duke shkaktuar surprizën e radhës. Kukësi është i pa mundur në pesë ndeshjet e deritanishme në pjesëmarrjen e tij të parë në kupat e Europës. Në dy turet e para nxori nga kompeticioni dy ekipeve dukshëm më të forta, Flora Talin dhe Sarajevo. “Ne po shkruajmë historinë”, theksoi trajneri Armando Cungu. “Unë jam shumë i kënaqur me rezultatin, por ne kemi shumë punë përpara nesh. Metalurgu është një ekip i fortë, por ne kemi luajtur deri tani shumë mirë dhe unë jam krenar për ekipin tim”. Kukësi bëri një start perfekt kundër miqve nga Ukraina, teksa kaloi në avantazh pas gjashtë minutave përmes Lukas Malarkanes. “Pikërisht për këtë kishim nevojë”, tha kapiteni Rahman Hallaçi. Pas pushimit miqtë morën një të karton verdhë-kuq nga ana e Mikola Moroziuk ndërsa Renato Malota shënoi golin e dytë. Megjithatë, njeriu surprizë në fushë ishte para së gjithash portieri Argent Halili, i cili reagoi në mënyrë të shkëlqyer ndaj gjuajtjeve të Velizar Dimitrovit dhe Xhorxhe Laziçit. “Ai ishte i jashtëzakonshëm”, theksoi mesfushori Yll Hoxha. Kurrë nuk kishte qëndruar një klub shqiptar në pesë ndeshje pa humbje, dhe nëse në ndeshjen e kthimit do të përabllojnë presionin e ukrainasve, atëherë si shpërblim mund të kenë një duel në fazën e “play-off”-it me klube të tilla si Totenhem Hotspur, Dinamo e Kievit apo Fiorentina. Megjithatë, sa larg do të shkojë Kukësi në këtë kompeticion ka kohë të mësohet, por nga ana tjetër, klubi që në tre sezonet e fundit është ngjitur dy herë një kategori më lart, dëshmon se koeficientet dhe ranglista ne letër shpesh nuk është e vlefshme”, – përfundon shkrimi në faqen zyrtare të UEFA-s.

 

ECURIA E KUKËSIT NË EUROPË

 

LIGA E EUROPËS

 

Turi i parë

4 korrik 2013

Flora Talin–Kukësi   1-1

11 korrik 2013

Kukësi-Flora Talin   0-0

 

Turi i dytë

18 korrik 2013

Kukësi-Sarajevo      3-2

25 korrik 2013

Sarajevo-Kukësi      0-0

 

Turi i tretë

Dje, 1 gusht 2013

Kukësi-Metalurg D.   2-0

8 gusht 2013

Metalurg D.-Kukësi   18:00

Asnjë humbje në pesë ndeshje

Është e jashtëzakonshme ecuria e Kukësit në Ligën e Europës, në aventurën e parë ndërkombëtare. Disa rekorde të kuksianëve: dy ture të kaluara (ndaj Flora Talinit dhe Sarejevos); pesë ndeshje, asnjë humbje (2 fitore, 3 barazime), golaverazh 7-3, +4, në pesë ndeshje. Asnjë skuadër shqiptare nuk e ka pasur këtë ecuri kaq pozitive, kjo e parë në bazë të statistikave.

Foto-Lajm

Hoxha-Musolli, dy shqiptarët e rinj

Dy futbollistët e Kukësit, Yll Hoxha dhe Behar Musolli, janë pajisur me pasaportën shqiptare. Ukraina, për shkak se nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur, u refuzoi vizën hyrëse dy kosovarëve. Ndërhyrja e Presidentit dhe dekreti i nxjerrë prej tij bëri që dy lojtarët e Kukësit të pajisen me pasaportën shqiptare. Mesfushori Yll Hoxha ishte ndër më të mirët në fitoren 2-0 kundër Metalurgut të Donetskut si dhe protagonist me vlera të padiskutueshme në kualifikimet dy turet e para eliminatore të Ligës së Europës, kundër Flora Talinit dhe Sarajevos. Kukësi i ka të gjitha mundësit të kalojë në turin e katërt apo në “play-off”.